E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihen për pronën, 20-vjeçari plagos të atin

Elbasan- Një sherr për motive pronësie mes babait dhe djalit ka degjeneruar në përdorimin e dhunës. Një 20-vjeçar ka goditur me sende të forta të atin, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan dhe sipas policisë, autor është shtetasi Bledar Baholli. “Ky shtetas, banues në lagjen “Sulë Paprri”, për motive pronësie ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime babit të tij, 54-vjeç”, thanë burimet e policisë së Elbasanit.

Sipas tyre, 54-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit, ku pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që pas ngjarjes, policia ka shoqëruar djalin e akuzuar për ushtrimin e dhunës. Mësohet se ndaj tij ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›