E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen fletët e votimit, PS: Po zhduken provat

TIRANE- Djegia e fleteve te votimit ka vazhduar edhe sot që prej ditës së djeshme. Kamioni i ushtrisë i ngarkuar me fletët e votimit nga magazinat e fshatit Lunder ku ruhet kutite e zgjedhjeve ka zbarkuar në vendin ku bëhet djegia e fletëve tek Ura e Farkës. Mësohet se deri tani janë boshatisur 1 mije kuti dhe se puna për të bërë pastrimin e tyre do të vazhdojë deri më 5 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e djeshme që lista e votuesve të zgjedhjeve të 2009 të dërgohet në arkivin e shtetit.

PS: RISTANI PO ZHDUK PROVAT E VJEDHJES SE ZGJEDHJEVE
Nga ana e saj Partia socialiste akuzon qeverinë dhe kreun e Komisionin Qëndror të Zgjdhjeve, Arben Ristani se nëpërmjet djegjes së fletëve, po synojnë të zhdukin provat për manipulimin e zgjdhjeve të 28 qershorit. Deputetja Vasilika Hysi ka deklaruar sot në selinë rozë se kryetari i KQZ, Ristani "është vendosur në shërbim të qeverisë, duke shkelur ligjin"
"Dëshirojmë ta paralajmërojmë ushtarin e mirë Ristani se kompetencat e tij nuk përcaktohen nga urdhërat e Sali Berishës, por nga ligjet e këtij vendi dhe nga kodi elektoral. Çdo abuzim politik me këto kompetenca i vë përfaqësuesit e PD në KQZ në një fushë të minuar juridike, që mund të ketë pasoja të rënda ligjore për ata vetë në momentin kur këtij pushteti të vjedhur që sot e bën atë të paprekshëm t’i vijë fundi."- nenvizoi Hysi.

Sipas deputetes socialiste, djegia e fletëve të votimit është një veprim që përshkallëzon krizën politike, përgjegjësinë për të cilin sipas saj e ka kyeministri Berisha dhe kreu i KQZ-së, Ristani
(NEWS24/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Digjen fletët e votimit, PS: Po zhduken provat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›