Paskal Nesturi:Si me sakatuan mjekët kasapë
VLORE Mjekët kasapë më kthyen në gjysmë njeriu. Falë paaftësisë së tyre unë nuk mund të punoj më. U bëj apel të gjithë atyre që kanë probleme të tilla me shëndetësinë shqiptare që të denoncojnë". Kështu deklaroi dje Paskal Nesturi, i cili fitoi për herë të parë në Shqipëri një betejë ligjore kundër bluzave të bardha. Në një intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare", Nesturi tregon me detaje sesi mjekët e Vlorës i hoqën shpretkën, i dëmtuan organet e tjera të trupi dhe e terrorizuan atë e familjen e tij duke thënë se kishte tumor dhe se do të vdiste shpejt. Ai rrëfen historinë e tij të dhimbshme, ndërsa thotë se nuk do e lej me kaq, por do të vejë para Drejtësisë bluzat e bardha të spitalit rajonal të Vlorës.
Kur u paraqite për herë të parë në spital?
Gjithçka nisi në muajin mars të vitit të kaluar. Unë u paraqita në spitalin e Vlorës, pasi kisha shqetësime shëndetësore, dhimbje barku. Mjekët më bënë vetëm analiza dhe asnjë lloj tjetër ekzaminimi. Më thanë se duhej të futesha menjëherë në operacion, por nuk bënë asnjë ekzaminim tjetër si eko apo skaner. Asgjë, vetëm më thanë që duhet të futesh urgjent për operacion. Kjo gjë më çuditi si mua po ashtu edhe familjarët e mi, të cilët u shqetësuan pasi unë nuk kam vuajtur më parë. Fillimisht u fol si një operacion për apandecitin dhe deri aty m'u duk disi normale, pasi janë shumë njerëz që e kanë hequr. Pas operacionit, mjekët njoftuan familjen time se më ishte hequr shpretka, pasi unë kisha një tumor. Madje akoma më keq, që nuk më kishte ngelur edhe shumë jetë.
Si e priti familja juaj edhe ju këtë lajm?
Ishte vërtet një lajm i rëndë, pasi të mësosh që të kanë hequr një pjesë të trupit apo akoma më keq që duhet të vdesësh duke lënë fëmijët jetimë. Lajmi se unë nuk do të jetoja gjatë u përhap tek të afërmit dhe miqtë. Ata më bënin vizita në shtëpi dhe shumë më shikonin me keqardhje si një njeri që do të vdesë Dikush tjetër thoshte "i ri, do lë jetim dy fëmijë". Përveç gjendjes shëndetësore, po rëndohesha nga ana psikologjike unë dhe familjarët e mi.
Bëtë ekzaminime të tjera?
Më pas bëra një skaner në studion e Dr. Maksi Gega, i cili nuk konstatoi asnjë lloj tumori. Këtë ekzaminim, ai ua nisi edhe disa profesorëve italianë. Edhe këta të fundit u shprehën se nuk kisha gjë. Edhe pse pajisja si dhe profesorët e huaj thoshin që nuk kisha gjë, një prej kirurgëve këmbëngulte se unë kisha tumor. Duke qenë se flitej për një tumor, ne bëmë edhe biopsinë ku edhe në këtë analizë nuk rezultoi asgjë.
Patët shqetësime të tjera më pas?
Shqetësimet sa po vinin edhe po më shtoheshin. Ndërkohë që besimi në mjekësinë shqiptare na kishte ikur. Së bashku me të afërmit vendosëm që të bëjmë një vizitë në një spital në Greqi.
Çfarë ju thanë atje?
Fillimisht kur panë epikrizën, nuk më morë përsipër, pasi kartela thoshte tumor. Duke parë edhe ndërhyrjen, menduan se duhet të kisha një tumor të rëndë dhe një vizitë ishte e kotë. Pas disa ekzaminimeve, mjekët grekë dolën në përfundimin se nuk kisha asnjë tumor. Së bashku me mjekët vendosëm që të kryeja një operacion për vendosjen e zorrës së trashë, të cilën dy kirurgët apo nuk e teproj kur them kasapët e kishin dëmtuar. Mjekët thanë se operacioni do të zgjaste vetëm gjysmë ore, por ai zgjati më shumë se 7 orë. Mjekët grekë u shprehën se u desh një punë e madhe për të vendosur zorrët në vendet e tyre, pasi ishin dëmtuar rëndë. Sipas mjekëve grekë, edhe nëse do të kishte qenë tumor, nuk duhej kurrsesi të bëhej një prerje dhe një ndërhyrje në një masë kaq të madhe (pasi prerja fillon në stomak dhe shkon deri në fund të barkut si dhe dy të tjera në cepat e barkut).
Po atëherë pse doli konkluzioni nga mjekët shqiptar si një tumor?
Atë nuk e di unë, e dinë ata. Madje as shpretkën që hoqën me masën tumorale siç thonë ata, nuk ma treguan. Sipas mjekëve grekë e gjithë dhimbja dhe ajo që unë kisha, ishte një infeksion.
Çfarë bërë pasi u ktheve nga Greqia?
Menjëherë ngrita një padi civile kundër spitalit duke i kërkuar dëmshpërblim, pasi asnjë prej dy kirurgëve nuk erdhi të më kërkonte falje. Tri ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës vendosi që të dëmshpërblehesha me 140 milionë lekë për operacionin e gabuar që më bënë mjekët. U bëj apel të gjithë atyre që kanë probleme të tilla në mjekësinë shqiptare që të denoncojnë, pasi unë jam një shembull i paaftësisë së mjekëve në Vlorë. Gjithsecili të ketë kurajë të ngrihet dhe të denoncojë. Për faj të mjekëve jam kthyer në një gjysmë njeriu. Nuk do ta lë me kaq, do të kërkojë që ata që më shkaktuan këtë të përgjigjen përpara ligjit. Kjo me qëllim që të mos shkatërrojnë jetë dhe familje të tjera.
Si është gjendja juaj aktuale?
Edhe pse nga ana shëndetësore jam mirë, nuk mund të punoj. Dëmtimi dhe heqja e organeve më ka bërë të paaftë për punë. Nuk kam një jetë normale dhe e gjithë kjo falë mjekëve të paaftë.
(intervista u botua sot ne Gazeta Shqiptare)