Vendimi i gjykates kunder mjekut reagon spitali Vlores
Pas vendimit të gjykatës së vlorës një ditë më parë për dëmshpërblimin e shtetasit Paskal Nesturi me 100 mijë euro, për një gabim gjatë operacionit të kryer ndaj tij , ka reaguar drejtori i spitalit të vlorës i cili e vlerëson ngjarjen të trilluar.
"Kur është bërë laboratomia është konstatuar që përvec apendisitit që ishte hequr nga mjeku prezent në urgjencë është parë dhe një masë e madhe tumorale që okuponte gjithë problemin e majtë të barkut. Gjatë manipulimit të heqjes së tumorit ka pasur hemoragji dhe mjekët kanë bërë dhe heqjen e shpretkës. Dhe këtu ky i sëmurë kërkon të hedhë në gjyq për arsye se thotë jam invalid. I sëmuri në momentin që flasim, është shëndosh e mirë, është në punë dhe nuk ka invalid dhe invalidizim, apo paaftësi të përhershmë në punë nga heqja e një shpretke. Ne nga ana jonë kemi kërkuar riinspektim nga instituti i mjekësisë ligjore dhe rigjykim në gjykatën e faktit", tha Besnik Elezi, drejtor i spitalit të Vlorës.
Ngjarja ka zanafillën në 16 mars të vitit 2010 kur pacienti Paskal Nesturi kishte mbërritur në spitalin e Vlorës me dhimbje të forta dhe ishte operuuar më pas Nesturi udhëtoi drejt Greqisë ku mjekët e atjeshëm konstatuan heqjen e shpretkës të cilën e vlerësuan të panevojshme.Nisur nga ky konstatim Nesturi me të mbërritur në Vlorë ngriti padinë ku kërkonte dëmshpërblim 70 mijë eurosh për heqjen e shpretkës dhe 30 mijë euro dëm moral.
Festim Llanaj