Kukës, përplasen 2 makina, plagosen 4 të rinj
KUKES- Katër të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në qytetin e Kukësit.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në kryqëzimin e shëtitores ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar Blerim e Robert Lleshi si dhe Asllan e Muhamet Cena.
Të lënduarit ndodhen aktualisht në spitalin rajonal të Kukësit jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, bazuar në hetimet e deritanishme shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonin të dy automjetet.
(e.n/news24/BalkanWeb)