Si i sherben eurobondi Shqiperise
NgaXHENTIL DEMIRAJ
Pas emetimit te suksesshem te eurobondit te pare te vendit tone ne tregjet...
e kapitalit eshte momenti per te bere nje analize te perfitimeve te ndryshme te prekshme apo potenciale afatgjate dhe afatshkurter te ketij instrumenti. Ky shkrim tenton te hedhe drite mbi avantazhet qe i jane krijuar tashme vendit me emetimin e kesaj letre me vlere te qeverise duke realizuar njekohesisht nje transparence te shtuar te procesit te emetimit ndaj publikut. Procesi i emetimit te eurobondit te pare shqiptar filloi ne muajin janar te ketij viti u pezullua ne fund te muajit prill per shkak te krizes se borxheve dhe u permbyll me sukses ne 28 tetor.
Pas vleresimit me B1 te riskut te investimit te Shqiperise nga njera prej tri kompanive nderkombetare te certifikuara per credit rating te kompanive dhe vendeve Moodys Investors Service qeveria
shqiptare kishte shpallur synimin per emetimin e eurobondit. Perpjekjet e para do te ishin realizuar qysh ne vjeshten e vitit 2008 por pikerisht ne kete periudhe filloi kriza nderkombetare e likuiditetit duke ndjekur deshtimin masiv te tregut te kredive hipotekore ne SHBA. Perkeqesimi i tregjeve te kapitalit qe vijoi ne 2009 dhe kriza e borxheve sovrane qe shpertheu ne fillim te vitit 2010 e bene te pamundur emetimin e eurobondit. Ne fakt vetem disa dite para nje emetimi te pritshem te ketij instrumenti ne fund te muajit prill te ketij viti kriza e borxhit te Greqise tronditi tregjet ne nje menyre dhe magnitude te paprecedente duke zbuluar gjithashtu risqet e shumta te pranishme ne buxhetin dhe borxhin sovran te shume vendeve te tjera kryesisht te Eurozones. Ne kete sfond ekonomiko-financiar ishte e pamundur qe Ministria e Financave te bente nje emetim te suksesshem te eurobondit duke i shtyre planet per nje moment me te pershtatshem.
Me stabilizimin gradual te tregjeve dhe duke pare emetimin e bondeve te disa vendeve te tjera nga ekonomite emergjente te Europes Qendrore dhe Lindore EEEQL si dhe me keshillen e dy bankave udheheqese te transaksionit Deutsche Bank dhe J.P. Morgan ne fund te muajit shtator ministria rifilloi pergatitjen e dokumentacionit dhe infrastruktures ligjore per te autorizuar emetimin. Puna pergatitore intensive e stafit te Drejtorise se Pergjithshme te Menaxhimit te Borxhit Publik ne bashkepunim te ngushte me te gjithe departamentet e Ministrise se Financave si dhe te disa institucioneve te tjera jashte ministrise bene te mundur qe gjithcka te ishte gati per te lancuar emetimin e eurobondit ne javen e 25 tetorit. Pas tri ditesh aktiviteti ne tregje dhe duke marre nje numer shume te larte ofertash prej rreth 80 institucionesh financiare nderkombetare nga 25 vende te botes ministria autorizoi emetimin ne daten 28 tetor duke zgjedhur te prese ofertat ne nivelin 300 milione euro dhe me normen e interesit te kuponit jo me te larte se 7.5.
Acess Granted
Emetimi i eurobondit te pare vendit certifikon perfundimisht ftesen e tregjeve te kapitalit per Shqiperine dhe i hapi asaj driten jeshile per te dale ne treg ne cdo moment duke e cmuar riskun e kreditit te aftesise dhe karakterit ripagues te vendit tone si te pranueshem dhe rrjedhimisht investimin ne letrat me vlere te Shqiperise si atraktiv. do vend ka nje moment kur del per here te pare ne treg dhe per Shqiperine ky moment ishte 28 tetori 2010. Nje numer mediash te huaja me shume reputacion ne tregun e kapitaleve e kane vleresuar si te suksesshem emetimin e eurobondit duke cituar gjithashtu kohen e pershtatshme te zgjedhur si dhe stabilitetin ekonomik te vendit. Mjaft investitore me aktivitet ne Shqiperi po dhe institucionet nderkombetare financiare FMN-ja Banka Boterore agjencite e vleresimit te riskut dhe plot faktore te tjere te rendesishem per ekonomine tone e kane vleresuar pozitivisht emetimin e eurobondit.
Pervec emetimit me sukses termat e eurobondit perbejne gjithashtu avantazhe per vendin. Kostoja me te cilen u emetua 7.5 per pese vjet eshte favorizuese jo vetem e krahasuar me kredine sindikale te cilen ky eurobond do te shlyeje por edhe krahasuar me vende te tjera me vleresim risku me te mire. Keshtu per shembull Maqedonia nje vend qe ka vite qe ka hyre ne treg dhe me nje vleresim te riskut dy nivele me lart se Shqiperia sapo emetoi eurobondin e saj 5-vjecar me norme interesi 9 Po keshtu edhe bondi 5-vjecar i Malit te Zi u emetua me 7.9 duke u cituar gjeresisht si i suksesshem Mali i Zi renditet me nje shkalle me lart sesa Shqiperia ne rating. Te dy keto emetime kane ndodhur ne kushte tregu po aq ose me te mira sesa kushtet e tregut ne javen qe emetoi Shqiperia. Kjo tregon qe tregu i kapitaleve komuniteti i investitoreve besojne se risku i investimit ne letrat me vlere te qeverise shqiptare eshte me i ulet sesa e cmojne agjencite e vleresimit te riskut te pakten krahasuar me vendet e rajonit qe u permenden me lart dhe mund te detyroje keto agjenci te permiresojne vleresimin e tyre per riskun e vendit tone duke e cmuar ate me te ulet cka do te sillte nje ulje te metejshme te kostos se financimit per vendin tone.
Perfitimet afatgjata nga eurobondi
Shqiperia do te kete perfitime afatgjata te karaktereve te ndryshme nga hyrja ne treg me eurobond. Me kete emetim vendit i garantohet akses i shpejte ne tregun e kapitaleve duke reduktuar ndjeshem riskun e likuiditetit apo potencialin per kriza te likuiditetit ne vend. Pervec kesaj emetimi i eurobondi ka krijuar tashme nje menyre te re te huamarrjes sone publike duke sjelle keshtu nje fleksibilitet te shtuar te saj dhe diversifikuar me tej burimet e financimit te buxhetit te shtetit.
Tani e tutje eurobondi do te tregtohet ne treg per gjithe kohen qe ai eshte aktiv outstanding duke e vene indirekt ekonomine shqiptare ne syrin e tregut nen monitorimin e tij te skrupullt dhe te vazhdueshem. Norma e interesit qe bleresit do te ofrojne ne kohe per riblerjen ne tregun sekondar te eurobondit do te perbejne njekohesisht edhe perceptimin e tyre ekspert sesi po performon ekonomia jone. Qeveria e vendit kjo aktuale apo cilado qofte ne pushtet nuk mund te marre iniciativa iracionale te menaxhimit te financave publike sepse tregu e ndeshkon menjehere duke e rritur normen e interesit qe bleresit e rinj do te kerkojne per tu kompensuar pra koston e borxhit te ri. Kete bene pikerisht tregjet ndaj Greqise kur u ekspozua keqmenaxhimi qe qeveria u kishte bere financave publike dhe borxhit te saj.
Se fundi me parametrat qe ka 300 milione euro afat 50-vjecar ky eurobond do te sherbeje si nje barometer benchmark i kostos se financimit publik apo te atij privat ne vendin tone duke e ulur ate. Pra me pak fjale kostoja qe financuesit do te kerkojne te japin hua tani e tutje ndaj qeverise ndaj ndermarrjeve me kapital shteteror apo ndaj atyre private do te jete me e ulet. Per ta ilustruar kete mjafton te permendim se menjehere pas marrjes se kredise sindikale vitin e kaluar disa banka qe kane financuar likuiditet afatshkurter per KESH-in gjate viteve te fundit filluan te ushtrojne presion mbi kompanine per tia rritur normen e interesit te linjave te kredive qe ato i kishin ofruar duke cituar normen e interesit te kredise sindikale.
Perfitimet ne aspektin afatshkurter
Ne aspektin afatshkurter eurobondi i sjell buxhetit te shtetit nje numer perfitimesh te rendesishme. Se pari ai shlyen para kohe kredine sindikale te marre ne majin e vitit te kaluar ne kushte ekstreme te mungeses se kapitalit ne tregje kredia ishte negociuar ne nje menyre te tille qe e lejonte Shqiperine ta parashlyente pa asnje gjobe duke filluar nga dita e pare pas plotesimit te vitit te pare megjithese kredia vete ishte nje instrument 3-vjecar. Kjo shlyerje i gjeneron buxhetit nje kursim prej 1 miliard lekesh duke sjelle njekohesisht zevendesimin e nje borxhi me te shtrenjte me nje borxh me te lire norma e interesit te eurobondit eshte te pakten 3 me e ulet se ajo e kredise sindikale.
Se dyti ashtu sic Ministria e Financave ka shpallur publikisht te ardhurat nga eurobondi do te shkojne te gjitha per te zevendesuar borxh me borxh duke rritur edhe profilin e maturitetit ulur riskun e rifinancimit te portofolit te borxhit. Konkretisht rreth 2/3 e tij do te shkojne per te shlyer kredine sindikale nderkohe qe pjesa e mbetur do te shkoje per te shlyer huamarrje borxh i ri i marre ne vitin 2010 afatshkurter ne bono thesari te denominuara ne leke kryesisht 3-mujore dhe 6-mujore. Pra ne te dy rastet qofte ne shlyerjen e kredise dhe qofte ate te huamarrjes se brendshme maturiteti i portofolit te borxhit rritet cka eshte ne perputhje dhe me strategjine e borxhit publik.
Se treti te ardhurat e eurobondit ushtrojne nje ndikim pozitiv mbi bilancin tone te pagesave duke sjelle valute ne euro brenda vendit. Mbajtja stabel e kursit te kembimit dhe moszhvleresimi i lekut perbejne nje nga objektivat kryesore te Bankes se Shqiperise dhe te shqetesimeve te Ministrise se Financave ndaj dhe prurja e rreth 108 milione eurove pjesa pas shlyerjes se kredise sindikale ne vend sidomos ne nje menyre qe nuk rezulton ne borxh te ri eshte vecanerisht pozitive.
Po ane negative a ka emetimi i eurobondit
Ne fakt e vetmja gje negative nga emetimi i eurobondit do te ishte marrja e nje borxhi te ri per vendin nese do te ishte keshtu. Por ne rastin konkret duke qene se te gjitha te ardhurat nga ky instrument do te shkojne per te zevendesuar nje borxh ekzistues pra nuk kemi fare borxh te ri atehere as ky problem nuk ekziston. Disavantazhe te tjera per vendin tone nga emetimi i eurobondit thjesht nuk ka.
Ne mbyllje mendoj se emetimi i eurobondit perben ne themel edhe nje vleresim real te kredos se ekonomise se vendit pavaresisht problemeve qe ajo mund te kete. Ekonomia e Shqiperise nuk kaloi ne rritje negative dhe as ne recesion gjate krizes financiare globale dhe ky fakt eshte njohur dhe shperblyer nga tregjet e kapitalit. Duke perifrazuar agjencine me prestigjioze te informacionit financiar ne bote Bloomberg ne nje artikull qe ajo publikoi per Shqiperine tri dite para emetimit te eurobondit ekonomia shqiptare eshte shume me e forte sesa mbase te tjeret e cmojne Bloomberg Albania Plans to Raise Up to 400 Million Euros From Debut Eurobond Offer October 5th 2010 dhe ky emetim eshte nje vertetim i plote i kesaj deklarate. Ne deklaraten zyrtare qe Deutsche Bank dhe JP Morgan shperndane per shtyp pas momentit te emetimit theksohet se transaksioni perfaqeson emetimin me normen e kuponit me te ulet per nje bond benchmark 5-vjecar nga nje vend i Europes Qendrore dhe Lindore per vitin 2010 deklarata eshte e publikuar ne faqen zyrtare te Ministrise se Financave.
Se fundi kryeja me profesionalizem dhe ne kohe e te gjitha procedurave te nevojshme per emetimin e eurobondit perfshire perzgjedhjen e dy kompanive me shume reputacion ne tregun e kapitaleve per ta udhehequr ate manifestojne nje rritje cilesore te kapaciteteve te menaxhimit te borxhit publik ne Shqiperi. Ky ka qene nje transaksion shume i veshtire i realizuar ne nje vit shume te veshtire por gjithsesi i realizuar me shume eficience dhe cilesi. Ajo cka eshte me e rendesishmja ne te gjithe punen e stafit te Ministrise se Financave eshte se pas muajsh pune te lodhshme dhe kembengulese u arrit bindja e tregut se letra me vlere e qeverise shqiptare meriton te blihet me nje norme interesi me te ulet pra eshte me risk me te ulet sesa mendojne ekspertet nderkombetare te agjencive te vleresimit te riskut. Dhe kjo eshte vertet me vlere per Shqiperine
Drejtor i Pergjithshem i Menaxhimit te Borxhit Publik