E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen pyje dhe kullota nga zjarret ne Veri te vendit

Tre vatra të fuqishme zjarri vazhdojnë të jenë aktive në rrethin e Dibrës, zjarre të cilat kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh.Një zjarr vazhdon prej disa ditësh në Parkun Kombëtar të Lurës, sipërfaqja e përshkruar nga flakët është mbi 12 ha ndërsa është djegur plotësisht rreth 7 ha pyje pishe e robulli.Në Qafë Murrë zjarri është aktiv dhe flakët kanë përshkruar 10 ha dhe janë djegur plotësisht rreth 6 ha pyje.Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e djeshme sipër fshatit Kacni në Komunën e Selishtës.Që nga dita e parë kur kanë nisur zjarret më 2 Korrik , në total në rrethin e Dibrës janë përshkruar nga zjarri 200 ha pyje, dhe janë djegur plotësisht 100 ha. Sipërfaqet e djegura I takojnë kryesisht Parkut kombëtar të Lurës dhe Korabit.Drejtoria e Shërbimit Pyjor ka marrë të gjitha masat dhe në të gjitha zonat ku ka zjarre po punohet nga inspektorët e pyjeve. D.SH.P u ka bërë thirrje drejtuesve vendor dhe banorëve të zonës për të ndihmuar për izolimin dhe minimizimin që në fillim të zjarreve, por deri tani nuk është marrë asnjë masë nga njësitë vendore.

Bulqiza
Në Bulqizë janë 2 vatra aktive, një në fshatin Luçallë të Martaneshit , zjarr I cili vazhdon prej 3 ditësh dhe ka përshkruara sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe shkurresh. Një tjetër vatër është shfaqur ditën e djeshme në ekonomitë pyjore të Librazhdit përballë fshatit Sebisht . Në total në Bulqizë janë përshkruar nga flakët 100 ha pyje dhe janë djegur rreth 40 ha.

Mati
Në rrethin e Matit nuk ka vatra ajtive zjarri , ndërsa sipërfaqja e përshkruar në disa komuna është rreth 120 ha ndërsa janë djegur rreth 50 ha.
Nje zjarr i fuqishem qe ka perfshire prej 3 ditesh zonen e Oroshit ne rrethin e Mirdites ka djegur deri më tani mbi 100 hektarë pyje, ndërsa rrezikohen edhe 16 banesa. Terreni i thyer ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa drejt zonës janë dërguar mjete të shumta që po punojnë për të vënë nën kontroll situatën. Burime nga shërbimi zjarrfikës i Lezhës kanë bërë të ditur se flakët kanë rrethuar disa shtëpi banimi, dhe e gjithë vëmendja është përqendruar për të penguar deportimin e tyre drejt këtyre banesave. Aktualishtështë kërkuar mbështetje edhe nga Laçi e Lezha, pasi situata është përcaktuar mjaft e rënduar. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe banorë të zonës, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të tyre. Një tjetër vatër zjarri ka djegur rreth 15 hektarë me pyje në komunën e Zejmenit në Lezhë, ndërsa bëhet e ditur se për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të shërbimit pyjor. Ata kanë mundur që të vënë nën kontroll flakët dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›