E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet vrasja per motive pronesie ne Elbasan

Policia e Elbasanit ka parandaluar një vrasje në fshatin Dragot në Elbasan, duke mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes dhe duke bërë të mundur shmangien e një tragjedie. Në fshatin Dragot, për motive pronësie shtetasi Veiz Paja, 63 vjeç, ka goditur me mjete rrethanore disa herë në trup, vëllain e tij, shtetasin N.Paja, 57 vjeç, banues po në fshatin Dragot. Policia e Elbasanit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 63-vjecarit shtetasit Veiz Paja. 57 vjeçari N.Paja u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku mori mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›