Sejdiu: Ky është kulmi i qëndrimit miqësor të SHBA-së
Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi do të takohen sot me Presidentin amerikan, Xhorxh Bush, në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi, i cili është vlerësuar si historik, ishte qëllimi kryesor i vizitës së dy liderëve të lartë të Kosovës në SHBA. Kjo ishte vizita e tyre e parë në Uashington, si udhëheqës të shtetit të pavarur të Kosovës. Nga takimi pritet që Presidenti Bush t'iu shprehë atyre mbështetjen e tij të fortë ndaj përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për krijimin e një shteti demokratik, të begatë dhe shumetnik, institucionet e të cilit, do t'iu shërbejnë gjithë qytetarëve të Kosovës. Të premten, Sejdiu dhe Thaçi u takuan me Sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs, ku në konferencën e përbashkët për shtyp, e cila u mbajt pas takimit, u veçua vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës pranë flamurit të SHBA-ve. "Ky është moment historik", tha Rajs duke shtuar se "Kosova, presidenti dhe kryeministri i saj kanë mikun e tyre të vendosur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Presidenti i Kosovës, duke komentuar takimin e sotëm me Presidentin Bush, në Shtëpinë e Bardhë, tha se ky është kulmimi i qëndrimit të SHBA-së ndaj Kosovës dhe ndaj qytetarëve të saj. Këto komente Sejdiu i bëri në një intervistë në Zërin e Amerikës. Sejdiu shtoi se ky takim do të hapë horizonte të reja, që kanë të bëjnë posaçërisht me rigjenerimin e Kosovës, por dhe me aspektet e tjera që lidhen me demokracinë, sigurinë dhe me integritetin e plotë territorial të Kosovës. "Them se këto janë pjesë e sfidave tona, por dhe përkushtim esencial dhe i pa rezervë i SHBA-së", tha Sejdiu në pritje të takimit madhështor në Shtëpinë e Bardhë.