Serbia kthen ambasadorët në vendet e Bashkimit Evropian
Serbia shumë shpejt do të kthejë përfaqësuesit e saj të lartë diplomatikë në vendet e Bashkimit Evropian, nga ku u tërhoqën që pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, hap që këto vende e hodhën pak pas shpalljes së njëanshme të saj.
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka deklaruar se ambasadorët e Serbisë që janë tërhequr nga vendet e BE-së, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duhet të kthehen përsëri në detyrë. Qeveria e mëparshme i ka tërhequr përfaqësuesit e saj më të lartë diplomatikë nga vendet që njohën pavarësinë e shpallur njëanshëm nga etnia shqiptare në Kosovë, duke deklaruar se, si shpallja e pavarësisë, ashtu edhe njohja e saj ishin ilegale. Dje ministri i Jashtëm, Jeremiç tha se do të ndërtojë një propozim për të kthyer vendimin e tërheqjes së ambasadorëve në sesionin e ardhshëm të kabinetit në Beograd, por kthimi i vendimit do të ndodhë vetëm në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai u tha gjithashtu, gazetarëve në një konferencë për shtyp se do të propozojë një rishikim të planit shtetëror të veprimit për Kosovën, aty ku mund të prekë ministria e tij. Ai tha se pret një vendim unanim pozitiv ndaj kësaj kërkese. Plani nuk përfshin rikthimin e ambasadorëve në vendet jo anëtare të BE-së si SHBA apo Japonia, të cilat gjithashtu e kanë njohur pavarësinë. Në të njëjtën kohë ministri i Jashtëm tha se, integrimi evropian është prioriteti kryesor i qeverisë së re. Por nacionalisti Dragan Todoroviç e ka kritikuar këtë kërkesë, duke e akuzuar qeverinë e re serbe se po kthehet në një kukull të Perëndimit. Sipas agjencisë AP, ai tha se liderët properëndimorë të Serbisë janë të gatshëm të "njohin indirekt pavarësinë e Kosovës". Sllobodan Samarxhiç, ish-ministri serb për Kosovën dhe ndihmës i ngushtë i ish-kryeministrit nacionalist Vojisllav Koshtunica, tha se kthimi i ambasadorëve do të sillte dorëzimin e Serbisë. "Qëllimi është të përmirësohen marrëdhëniet ndërmjet qeverisë properëndimore të Beogradit dhe Be-së për shkak se Beogradi shpreson t'i bashkohet bllokut të 27 vendeve", tha ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç. Njëzet vende të BE-së e kanë njohur pavarësinë e njëanshme të Kosovës, përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë pak orë pasi ajo e shpalli atë më 17 shkurt. Qeveria serbe iu përgjigj kësaj njohjeje që e konsideroi ilegale dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare duke tërhequr brenda 48 orëve ambasadorët e saj në ambasadat serbe të këtyre vendeve. Jeremiç tha se javën e ardhshme do të fillojnë negociatat me Kombet e Bashkuara në Beograd lidhur me praninë ndërkombëtare në Kosovë. "Plani i Marti Ahtisarit nuk ekziston dhe asnjë mision në Kosovë nuk guxon ta zbatojë këtë plan, të cilin Serbia e ka refuzuar dhe ky plan as që mund të jetë bazë për praninë e misionit të BE-së", tha Jeremiç në një konferencë për gazetarët. Më tutje, ai paralajmëroi se "nesër në mëngjes do t'i dërgoj ftesë shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier për bisedime dhe pres që këto bisedime do të fillojnë menjëherë javën e ardhshme", tha Jeremiç duke shtuar se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun i ka autorizuar këto bisedime.pa ndonjë rezultat konkret. Solana sqaroi se: "Bisedimet në fakt ishin konstruktive, por më duhet ta them qartë, ne nuk kemi ende përgjigje nga Irani për ofertën tonë".