E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Digjet" Shqipëria, 9 vatra zjarri në Dibër, Kukës, Shkodër

Bazuar në informacionet e grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së, Shërbimi Pyjor në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore, si dhe nga pika të tjera kontakti, në nivel qendror dhe vendor, situata e vatrave të zjarrit gjatë ditës së sotme paraqitet si më poshtë: Në të gjithë qarqet e vendit ka gjithsej 9 raste zjarresh në pyje.

Qarku Dibër:

Gjatë ditës së djeshme janë shfaqur edhe 2 vatra të reja zjarri, duke e çuar në 4 numrin e vatrave aktive të zjarrit. Zjarri i rënë në ekonominë pyjore Lura 1 në jug të "Parkut Kombetar" në vendin e quajtur "Zhavori", vazhdon brenda territorit të pjesës së përshkruar nga zjari.Në Parkun Kombëtar Lura 2, vazhdon zjarri në vendin e quajtur "Fusha e Pelave". Kjo vatër është izoluar dhe digjen lëndë drusore brenda territorit të djegur para dy vitesh. Në orën 1600 të ditës djeshme është shfaqur një vatër zjarri në ekonominë pyjore Zhuri i Pllaut-Qafë Murrë, në pjesën veriore të kësaj ekonomie, në një terren shkëmbor që nuk kalohet as nga këmbësorë. Vatra tjetër e re është vatra e zjarrit në ekonominë pyjore Zall-Gjoçaj, në vendin e quajtur Kodra e Tollës, në rrëthin e Matit, në Malin e Bejinit, me përbërje pishë e ah. Zjarri është i mbartur nga rrethi i Mirditës.
 

Qarku Kukës: Ka 2 vatra zjarri
Aktualisht vazhdojnë të jenë aktive vatra e zjarrit në fshatin Zapod, komuna Zapod si dhe vatra e zjarrit në Qafë Kom, të cilat janë të izoluara dhe nën kontroll. Vatra e zjarrit e re është në pyllin me pisha të fshatt tjetër Kosharisht, të Komunës Zapod, e cila është shfaqur dje në orën 15: 30. Kjo vatër e favorizuar edhe nga era e fortë që ka fryrë gjatë ditës djeshme ka ndikuar në vënien me vështirësi nën kontroll. Sot ka vijuar puna për fikjen e plotë nga forcat e policisë pyjore, forcat zjarrfikëse dhe komuniteti.
 

Qarku Lezhë: Ka 2 vatra aktive zjarri.
Vatër aktive zjarri, është vatra e shfaqur dje në orën 1600, në majën e Malit të fshatit Pllan, komuna Zejmen. Nga kjo vatër zjarri nuk ka rrezik për banesa. Edhe pse është në lartësi të madhe shërbimi zjarrfikës ka dislokuar mjet zjarrfikës për mbrojtjen e jetës dhe banesave të qytetarëve, në çdo çast. Gjithashtu nga shërbimi pyjor janë dërguar forca shtesë për shuarjen e tij. Vatra e dytë është shfaqur dje nëorën 2200, në fshatin Malaj, Bashkia Rrëshen. Shërbimi zjarrfikës i rrethit Rrëshen ka dislokuar një automjet zjarrfikës si dhe një fadromë për çdo eventualitet në rast se zjarri përparon drejt shtëpive të banimit.

Qarku Shkodër: Ka 1 vatër aktive zjarri. Vatra është në rrethin e Pukës, në pyllin mbi fshatin Gojan-Gjegjan, e cila e favorizuar nga era mund të avancojë drejt Livadheve të Hamzit. Kjo vatër është riaktivizuar dje dhe është në një zonë pyjore të shfrytëzuar,ku digjen mbeturina lëndësh drusore. Vatra e zjarrit në fshatin Kryezi, komuna Qafë Mali, u shua plotësisht dje nga zjarrfikësit.


Qarku Durrës: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Elbasan: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Berat: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Fier: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Korçë: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Gjirokastër: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Tiranë: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Vlorë: Nuk ka vatra zjarri aktive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›