E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje në Fier, ekzekutohet më armë zjarri një person

Duket se muaji gusht nuk e ka thyer rregullin që ka pasur edhe në vitet e tjetra, duke shënuar edhe numrin më të madh të vrasjeve. Vetëm brenda tre orësh në dy qytete janë regjistruar dy të vrarë.

Vrasja e parë ka ndodhur në fshatin Grabjan të Lushnjes, ku konflikti midis dy fqinjeve për token, ka degraduar deri ne perdorimin e armeve te ftohta dhe per pasoje ka gjetur vdekjen Servet Nalla 35 vjec, ndërkohë që policia e Lushnjës ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur pas pak minutash edhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje Nezir Mehmeti.
 

Sipas hetimeve paraprake mësohet se autori ishte duke kositur barin per bagetite dhe i shoqeruar dhe nga bashkeshortja, ndersa ka debatuar me viktimen Nalla se bagetite e ketij te fundit kishin demtuar pronen e tij. Kjo ka qenë molla e sherrit e cila ka pasur një të vrarë.

Por pa kaluar tre orë në Fier është qëlluar për vdekje një tjetër person. Në një lokal Lulzim Heqini ka qenë duke pirë kafe ku është qëlluar per vdekje me armë nga një person i cili pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes.
 

Ndërsa nga ana tjetër menjëerë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e motivit të kësaj ngjarjes dhe më pas për të identifikuar autorin.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›