Vizitorët, 95 milionë lekë për trashëgiminë kulturore
Autori i Lajmit: red.
TURIZËM
Vizitorët ndërkombëtarë të Shqipërisë që udhëtojnë nëpërmjet aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit janë më shumë meshkuj dhe më shumë shqiptarë nga ç mund të pritej, bën të ditur një studim i fundit i UNDP-së. Gjetjet e një anketimi njëvjeçar me vizitorët e huaj që largohen nga aeroporti “Nënë Tereza” e të publikuara kësaj jave, flasin për një stad fillestar të zhvillimit të turizmit në vend, gjë që mund të sugjerojë mundësinë e prezantimit të Shqipërisë si një destinacion për zhvillimin e konferencave dhe të biznesit. Proporcioni i udhëtarëve joshqiptarë që vijnë në Shqipëri për punë është relativisht i lartë, tregon studimi. 52% e njerëzve të intervistuar thanë se janë në Shqipëri për punë, 29% prej tyre vizitonin të afërm ose miq dhe 14 % e vizitonin Shqipërinë për
qejf. Më shumë se 1.000 udhëtarë u intervistuan në periudhën prill 2007 - maj 2008 në aeroportin “Nënë Tereza”, në kuadër të projektit të UNDP-së “Imazhi i Shqipërisë”. “Qëllimi ishte të kapej profili demografik i vizitorëve, aktiviteti i tyre këtu, shkalla e kënaqësisë dhe niveli i shpenziemeve në mënyrë që të ndihmohet Qeveria në formulimin e një fushate marketingu të informuar dhe në orientimin e investimeve sa i përket turizmit natyror dhe kulturor”, - thotë Dasara Dizdari, koordinatore projekti e UNDP-së.
Të pyetur rreth aktiviteteve që kanë zhvilluar gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, të intervistuarit thanë se përveç ecjes, aktivitetet më të përhapura ishin shëtitjet në vend, vizitat në muzeume, noti, ecja sportive dhe vizitat në parqet kombëtare. Udhëtarët tipikë qëndrojnë afër Tiranës, dëshmon studimi. “Ndërsa industria zhvillohet, pasja e një vëmendjeje më të madhe për lëvizjen e vizitorëve në vendqëndrime më pak qendrore do të zgjasë kohën e qëndrimit të tyre, do të rrisë shpenzimet si dhe do të zgjerojë shpërndarjen e të ardhurave nga turizmi nëpër vend”, - thotë konsulenti i UNDP-së dhe autori i studimit, Andre Seidl. Vizitorët shpenzojnë mesatarisht € 200 në ditë për udhëtimin e tyre në Shqipëri, ata marrin pjesë në veprimtari që zhvillohen në mjedise të hapura si dhe e vlerësojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit, thuhet në raport. Të intervisturit janë pyetur edhe lidhur me gatishmërinë e tyre për të paguar shuma shtesë që do të shkonin për buxhetin e qeverisë shqiptare në mënyrë që ajo të investojë në natyrë dhe kulturë. Mesatarisht, ata thanë se janë gati të paguajnë rreth 95 euro shtesë për një investim të tillë - një shifër kjo që do të përkthehej në një vlerë të përllogaritur afro 95 milionë euro në vit për investime në trashëgiminë natyrore dhe kulturore të vendit.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008