Rreh oficerin e policisë, ndalohet 26-vjeçari
06/01/2011 Nuk lejoi kontrollin e automjetit që dyshohej si i vjedhur
POGRADEC- Një 26-vjeçar, Renato K., banues në qytetin e Pogradecit ka goditur shtetasin me inicialet M.K., 24 vjeç, me detyrë oficer policie. Kjo përplasje ndodhi sepse i ndaluari nuk pranonte që automjeti i tij t’u nënshtrohej procedurave të verifikimit, nëse i kishte dokumentacionet në rregull ose jo. Verifikimi në fjalë kishte nisur të kryhej nga ana e policisë mbi të gjitha automjetet luksoze që dyshoheshin se ishin të vjedhura, por pavarësisht nga kjo, 26- vjeçari përveç se ka kundërshtuar punonjësit e policisë, në të njëjtën kohë ka goditur edhe njërin prej tyre, shtetasin me inicialet M.K, 24 vjeç, me detyrë oficer policie pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë. Mësohet gjithashtu se pas kryerjes së këtij akti, Kadilli ka tentuar të largohet, por që gjithsesi policia kishte mundur të realizonte arrestimin e tij, ndërsa materialet mbi këtë ngjarjeje tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Të njëjtat burime shpjeguan se gjithçka kishte ndodhur gjatë një procedure për kontrollin dhe verifikimin e automjeteve luksoze që dyshohen si të vjedhura”. Tashmë për të gjitha këto 26- vjeçarit do t’i duhet të përballet me organet e drejtësisë për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Me këtë rast kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas, pati disa raste, kur drejtues të mjeteve kundërshtonin punonjësit e Policisë Rrugore apo dhe të strukturave të tjera, duke tentuar edhe dhunimin fizik të oficerëve të policisë. Në ngjarje të tilla, agresorët ose dëshironin të bënin “të fortin”, ose kishin qenë të dehur, apo përdorues të alkoolit. Megjithatë, të gjitha rastet e kësaj natyre janë ndëshkuar sipas ligjit nga organet e drejtësisë.