E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet kisha 200-vjeçare në Nartë, shkak qirinjtë

Vlorë-Është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit një kishë 200-vjeçare në Nartë të Vlorës. Sipas dëshmisë së priftit në polici, mësohet se shkak i kësaj djegie janë bërë qirinj e lënë ndezur gjatë natës. Kisha “Shën e Diela” daton më 1808 dhe gjendet në lagunën e Nartës, një prej zonave të më bukura të bregdetit jugor.

Policia ka marrë njoftimin për djegien e kishës rreth orës 10.00 të paradites. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të shpëtojnë disa gjëra të vogla pasi pjesa më e madhe e ambienteve e të brendshme të ndërtesës së kultit është djegur. Pjesët e brendshme të saj ishin prej druri çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi. Gjithsesi, disa prej afreskeve i kanë shpëtuar flakëve.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›