Vetëvaret biznesmeni nga Fieri, Ethem Aliaj
Fier-Është gjendur i vetëvarur në një pishë, biznesmeni nga Fieri, Et’hem Aliaj. Policia bëri të ditur se “sot është gjendur i varur në pyllin e Semanit, 55-vjeçari nga qyteti i Fierit”. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për vetëvrasje.
Aliaj ishte pronar i një firme ndërtimi. I vëllai që bëri njoftimin në polici për zhdukjen, iu tha oficerëve se ditët e fundit, ai kishte qenë shumë i mërzitur.
Pas denoncimit që bënë familjarët, policia nisi kontrollet dhe sot në mengjes gjeti trupin e pajetë të biznesmenit 55 vjeçar të varur në një. Pranë gjendej edhe makina e tij tip fuoristradë me targa FR 9686 C.
Sipas njerëzve që njohin, Aliaj ishte ndërtues dhe ndër të tjera kishte marrë me koncension edhe hidrocentralin e Përrenjasit. Policia po punon për të gjetur shkaqet që e çuan atë drejt vdekjes. Por referuar të dhënave të para të të afërmve, mësohet se ishte shumë i stresuar për shkak të punës.