Digjet makina e kryekomunarit te Kacinarit

Makina e kreut të komunës së Kaçinarit në rrethin e Mirditës është djegur plotësisht nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi 1 orë pas mesnate, ndërsa kreu i komunës kishte lënë makinën para shtëpisë së motrës së tij në Kaçinar. Sipas burimeve policore nga hetimet kryera ka rezultuar se fillimisht është thyer xhami anësor i makinës dhe është lyer nga brenda me benzinë dhe i është vënë flaka. Djegia e makinës ka provokuar edhe shpërthimin e saj duke e shkatërruar plotësisht atë. Ende nuk ka asnjë person të dyshuar për ngjarjen, ndërsa kreu i komunës Petrit Bardhi ka akuzuar ish-kryetarin për ngjarjen. Sipas tij kjo ka ardhur pas akuzave që ka bërë në drejtim të ish kryekomunarit për shpërdorim të fondeve të komunës, për të cilat ka bërë edhe denoncim në sektorin e krimit ekonomik.