Shkoder zjarrfikeset shpetojne nje familje

Shpëtojnë mrekullisht 4 anëtarët e familjes Zaimaj nga Shkodra, pasi zjarri i rënë në katit e katërt të shtëpisë së tyre rreth orës 6 të mëngjesit i ka gjetur në gjumë të gjithë. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të Shkodrës është bërë i mundur evakuimi i tyre dhe shuarja e flakëve të zjarrit. Banesa në pronësi të shtetasit Sokol Zaimaj në lagjen “Ndoc Mazi” është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit dhe për këtë sipas ekspertëeve mesohet të jetë një shkëndijë elektrike, e cila ka ardhur si pasojë e luhatjeve të tensionit. Përhapja e flakëve të zjarrit ka qenë e shpejtë saqë pjesëtarët e familjes Zaimaj e kanë pasur të pamundur daljen nga banesa e tyre. Kjo u realizua vetem në sajë të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.