E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimi i godinave arsimore Tafaj inspekton punimet

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, i shoqëruar nga rektori i universitëtit të Durrësit Mit'hat Mema, ka inspektuar punimet për ndërtimin e dy godinave të reja arsimore në qytetin e Durrësit, të cilat sipas Ministrit po ecin me ritme të shpejta.
Ministri është ndalur fillimit në godinën e parë të kampusit universitar i cili po ndërtohet në zonën e ish-Kënetës, në një sipërfaqe prej 8 mijë mera katrorë, ndërsa punimet pritët të përfundojnë në fund të vitit 2012.

Pas kampusit universitar ministri Tafaj, ka parë nga afër ecurinë e punimeve në shkollën e mesmë të ish- kenetës dhe mundësinë që kjo shkollë të hapet në vitin e ri akademik
Ministri Tafaj u shpreh se ndërtimi I dy shkollave, të mesme e nëntë vjecare, financohet nga buxheti I shtetit shqiptar dhe kredia e bankës botërore me një fond prej 3, 2 milionë dollarë dhe do të jenë të gatshmë për të pritur nxënësit me fillimin e vitit të ri shkollor.

Në mungesë të përfaqësuesve vendor gjatë inspektimit, Tafaj, ka ftuar bashkinë e durrësit, e cila është enti prokurues i investimit, që të rrisë interesimin me qëllim që shkolla të vihet në shërbim të nxënësve me 10 shtator

Ndërkaq ministri Tafaj deklaroi se në proces ndërtimi janë edhe godina të tjera në qytetin e Peshkopisë, në Shkodër, Elbasan, qytet në të cilin po ndërtohet një kampus i ri ashtu sikurse edhe në Korcë e Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›