E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks i madh udhetaresh ne kufi me Kosoven

Fluksi i madh i kalimeve në kufi me Kosovën, nuk shmang dot radhët e gjata që krijohen në Pikën Kufitare të Vërmicës. Kjo për shkak të numrit të vogël të sporteleve dhe kapacitetit të vogël përpunues të kësaj dogane. Radhët e gjata shpeshherë kalojnë dy kilometrat dhe thuajse vihen re në çdo orë të ditës. Emigrantët e shumtë kosovarë që kthehen nga perëndimi për pushime, të cilat i kalojnë në bregdetin shqiptar, nuk harrojnë të përmendin në çdo rast heqjen e barrierave kufitare mes shqiptarëve. Ata thonë se më shpejt e përshkojnë rrugën nga Durrësi deri në Morinë, ndërsa u nevojitet dyfishi i kohës në pritje për të kaluar kufirin në radhë e nën rrezet përvëluese të diellit.

Muaji i madhnueshëm i Ramazanit nuk ka zbehur aspak interesin e kosovarëve për të shijuar bregdetin. Mesatarja ditore e kalimeve në Morin i kalon 18 mijë persona me më shumë se 7 mijë automjete. Nga policia kufitare e Morinit punohet me kapacitet të plotë e me 7 sportele, duke shmangur kohëqëndrimet e gjata dhe vonesa të panevojshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›