E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese terroristet ne gjyq

Është hedhur shorti për gjykimin e 6 të arrestuarve në Lezhë, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin tentuan të lënë Shqipërinë në errësirë për dy muaj. Prokuroria e krimeve të rënda e ka dërguar çështjen e tyrë për gjykim ku kryesues i trupit gjykues do të jetë Ardit Mustafaraj. Ndaj Mhill Thepit, Besmir e Xhevahir Luginës, Kastriot Gjeloshajt dhe Gazmir Dedajt rëndon akuza e kryerjes së veprave penal më qëllime terrorizmi e mbetur në tentativë, ndërsa për Ernest Preçin akuza e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak. Prokuroria e krimeve të rënda ka bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në periudhën Dhjetor 2011 janar 2012 ku të arrestuarit kanë hedhur në erë dy shtylla të tensionit të lartë të linjes Vau Dejës- Tiranë me eksploziv. Sipas prokurorisë, Mhill Thepi, Besmir e Xhevahir Lugina, Kastriot Gjeloshaj dhe Gazmir Dedaj e kanë blerë eksplozivin tek Ernest Preçi dhe kanë tentuar të shkatërronin shtyllat e tensionit të lartë duke vendosur kallëpët e eksplozivit. Plani për hedhjen në erë të këtyre dy shtyllave dhe nxjerrjen jashtë funksionit të hidrocentraleve të Komanit dhe Fierzës kishte si qëllim krijimin e një gjendje paniku dhe destabilizim të popullsisë, pasi do te lihej në errësirë më shumë se 70 % e vendit. Gjatë hetimeve ka rezultuar se plani ka qenë i mirë organizuar ndërsa të rinjtë e arrestuar për këë vepër penale janë financuar. Në kohën e arrestimit të tyre drejtori i policisë në lezhë ka sqaruar faktin se personat e arrestuar për vendosjen e lëndës eksplozive në shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës janë individë aktive në protestat e dhunshme të 21 janarit përballë kryeministrisë në Tiranë. Një tjetër detaj i rëndësishëm gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes ka qene gjetja ngjitur me sasinë e eksplozivit të dy flamujve, atij kombëtar dhe të Partisë Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›