E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet makina e kryetarit të komunës, mister shkaku

KRUJË- Digjet makina e kryetarit të Komunës së Zejmenit, Arben Doçi. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se shkak i djegies ka qenë një shkëndi elektrike e makinës, ndërkohë që kryetari i komunës Zejmen pohon të kundërtën, duke deklaruar se zjarri i është vënë autoveturës së tij.

Policia

Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se zjarri ka rënë në orën 04:00 të mëngjesit, ndërkohë që makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së Arben Doçit. Të njëjtat burime shprehen se autovetura që është djegur mbante targat LE8899A dhe është e tipit 270 dhe ishte në pronësi të komunës së Zejmenit, ku është edhe kryetar i komunës Arben Doçi. Ndërkohë që konkluzionit e policisë i ka kundërshtuar kryekomunari, i cili ka marrë mandatin e dytë si kryetar i komunës Zejemen. Sipas tij “autovetura e komunës është djegur qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar. Pasi shikohet qartë se personat kanë hyrë nga pjesa e pasme të shtëpisë, dhe më pas i kanë hedhur lëndë djegëse makinës e më pas i kanë vënë zjarrin.

Kryekomunari

Sipas tij, makina ka filluar djegien në gomën e parë të krahut të shoferit dhe jo në motor. Sipas Doçit, motivi i vendosjes së zjarrit mendohet të jetë për arsyeje politike, pasi dje KZAZ –ja i më ka dhënë mandatin e dytë të kryetarit të Komunës Zejemen, mandat të cilin e kam marrë nga votat e popullit. Nuk kam asnjë konflikt me askënd personal dhe as si familje. Ndërsa vetëm mbrëmë shoferi i komunës e ka lënë makinën në oborrin e shtëpisë time, ku do vinte ta merrte në mëngjes, për të vajtur në punë. Ndërsa vetë kam qenë sëbashku me familjen duke fjetur në shtëpi, kur kam vënë re flakët që kishin pushtuar makinën, kam dalë menjëherë jashtë dhe kam vënë re që makina po digjej. Kam lajmëruar policinë dhe repartin e zjarrfikëses, që ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shpëtuar edhe djegien e banesës, pasi flakët po ngiheshin akoma më shumë. Ndërsa fikja e makinë ka qenë e pamundur me mjete rrethanore. Prandaj unë i kërkoj policisë të vazhdojë hetimet, pasi për mua djegia e makinës ka qenë e qëllimshme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›