E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet me benzinë ish-emigranti

• Emigranti djeg veten në karburantin e babait një vit pas kthimit nga Anglia ku kishte qëndruar në burg për dy vite.Dashamir Biçaku Avni Balla, 29 vjeç, banues në fshatin Kërrabë të Tiranës, ka hedhur benzinë në trup dhe më pas me një çakmak i ka vënë flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e të mërkurës rreth orës, orës 23:45, kur policia është njoftuar se pranë një karburanti në Bërzhitë kishte rënë zjarr. Ka qenë një punonjës i turnit të tretë të karburantit Policia është njoftuar nga një prej punonjësve të turnit të tretë të karburantit. Ai ka parë viktimën në momentin që sapo kishte marrë flakë dhe ka filluar përpjekjen për të parandaluar ngjarjen. Për disa minuta ai është munduar të shuajë flakët, ndërsa më parë kishte telefonuar policinë për të lajmëruar se në zyrat e karburantit kishte rënë zjarr. Zjarri i cili nuk ka zgjatur më tepër se 5 minuta i ka marrë jetën Avni Ballës. Vetëdjegia e ish-emigrantit rrezikoi të kthehej në një rrezik për banorët e zonës, për shkak të shpërthimit të mundshëm të depozitës së karburantit. Sipas burimeve të policisë distanca e zyrave ku është djegur viktima nuk ka qenë më tepër se tri metra me depozitën e lëndës djegëse. Kjo distancë sipas burimeve të policisë mund të kishte shkaktuar shpërthimin e depozitave të karburantit. ViktimaSipas burimeve të grupit hetimor të policisë, viktima, prej kohësh vuante nga çrregullime mendore dhe paqëndrueshmëri emocionale. Prej më tepër se një viti, Avni Balla, ishte kthyer nga Anglia, ku mësohet se kishte qëndruar së paku tetë vite nga të cilat dy i kishte kaluar në burg. Ai njihej si përdorues i lëndëve narkotike. Pas shuarjes së flakëve të zjarrit, policia ka filluar veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e vetëvrasjes ekstreme. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka zbuluar se viktima më parë kishte marrë një kovë me benzinë nga depozitat e karburantit dhe ka shkuar pranë zyrave në pronësi të babait të tij. Pasi ka hedhur benzinë në të gjithë trupin e tij, viktima është siguruar se nuk kishte njeri aty pranë dhe më pas ka ndezur shkrepësen duke i vënë zjarrin vetes. Ekspertët dhe hetuesit kanë kërkuar të mësojnë nëse viktima kishte lënë ndonjë letër apo dëshmi që mund të sqaronte shkakun e vetëvrasjes. Pas deklarimeve të dhëna nga punonjësi i karburantit, policia ka marrë dëshmitë e të afërmve të viktimës. Ata kanë se prej një viti fëmija i tyre nuk ka qenë në gjendje të mirë dhe kishte çrregullime nervore. Të afërmit i thanë hetuesve se kjo situatë ka ndodhur pas kthimit të djalit të tyre nga Anglia. Për gjendjen e tij, të afërmit nuk kanë dashur të japin sqarime por dyshimet e tyre referuar të afërmve lidheshin me faktin se gjatë qëndrimit në burg, ai mund të ketë pësuar ndonjë traumë mendore."Avniu nuk qëndronte në shtëpi"Avniu ishte një prej fëmijëve të familjes Balla, me banim në Kërrabë. Policia tha se ndryshe nga të afërmit e tij, ai nuk qëndronte në shtëpi ku dukej rrallëherë. Në një pjesë të mirë të kohës, viktima sipas policisë qëndronte në zyrat e karburantit në pronësi të babait të tij. Që prej kthimit së tij nga Anglia, së paku një vit më parë, 29-vjeçari Avni Balla, pjesën më të mirë të kohës e kishte kaluar pranë karburantit. Të afërmit i thanë policisë se gjithmonë Avniu kishte qëndruar i heshtur dhe tregonte shenja çrregullimi depresiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›