E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Të gjithë janë të kërcënuar nga pasiguria

Partia Socialiste i shprehu dje solidaritentin
qytetar drejtorit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës,
Krenar Ahmeti, dhe familjes së tij, pas
aktit brutal ndaj mjetit me të cilin ai kryen detyrën
si shërbëtor i shtetit të të gjithëve. Zëdhënësja e
kryesisë së socialistëve, Mimi Kodheli, deklaroi se
ky akt ka një domethënie të qartë për qeverinë, e
cila duhet të reagojë energjikisht për të kapur fajtorët.
Dhe për opozitën, e cila është e do të jetë
në çdo rast si ky në krah të punonjësve të shtetit e
të familjeve të tyre, këmbënguli ajo. "Po edhe për
qytetarët e këtij vendi, domethënia e këtij rasti
është e qartë: Askush nuk është i sigurt në këtë
vend ku gjithkush është i kërcënuar nga pasiguria
e jetës, e punës, e rrugës", u shpreh ajo. Kodheli
insistoi se ky është jo vetëm një tjetër rast në fillin
e rasteve të përditshme të dhunës e pasigurisë,
por edhe një rast veçanërisht flagrant për të reflektuar
mbi nevojën e ndryshimit të madh që na
duhet. "Ky është një rast për të reflektuar mbi domosdoshmërinë
e bashkimit qytetar për largimin
e kësaj qeverie", u shpreh ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›