Digjet mobilieria në qytetin e Fierit, dëmi në miliona
26/06/2009 Shkaku, qark i shkurtër elektrik
FIER- Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar krejtësisht një mobilieri në qytetin e Fierit, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të ditës së djeshme në lagjen “Kryengritja e Fierit” në mobilieri me pronar Ilir Veliu, ku një zjarr i rënë papritur ka shkrumbuar mobiliet e reja të përfunduara dhe ato në proces e sipër. Mobilieria me punëtorë dhe specialistë turq ka më shumë se 15 vjet që funksionon si e tillë në qytetin e Fierit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe mjeti zjarrfikës, por infrastruktura e keqe ka bërë gati të pamundur shuarjen në kohë të zjarrit. Sipas pronarit të kësaj mobilierie, dëmi i shkaktuar prej zjarrit ka shkuar në afro 10 milionë lek të reja. Kanë qenë gjithsesi ndërhyrja e menjëhershme dhe puna titanike e zjarrfikësve, të cilët në afro 2 orë luftë me flakët kanë mundur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Përreth kësaj mobilierie kanë qenë edhe shtëpi banimi, të cilat janë rrezikuar seriozisht nga zjarri i rënë. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz. Zjarri sipas specialistëve të MNZ është shkaktuar nga një qark i shkurtër në rrjetin elektrik, pasi sipas tyre instalimet elektrike në këtë mobilieri kanë qenë të vjetruara.