E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet në zjarr endacaku 27-vjeçar

Një endacak, në tentativë për të shuar një zjarr, ka rrezikuar seriozisht jetën e tij, duke u përfshirë nga flakë të shumta. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 01:30 në Rrugën e Elbasanit, pranë lokalit "Princ Park". Sipas burimeve zyrtare, Fanjel Rezhda, 27 vjeç nga qyteti i Korçës, i njohur nga mjekët si me të meta mendore, i është afruar një zjarri në një lëndinë aty pranë dhe ka nisur ta shuajë. Por brenda pak sekondash rrobat e trupit i kanë marrë flakë, të cilat shumë shpejt e kanë përfshirë të tërin. Në panik, endacaku 27-vjeçar ka kërkuar ndihmë. Sipas policisë, thirrjet e tij janë dëgjuar nga disa kalimtarë të rastit, por kur ata kanë arritur aty, e kanë gjetur të riun në një kanal në gjendje të fikti. Policia thotë se Rezhda ishte hedhur në kanal për të shuar flakët e zjarrit. Menjëherë pas lajmërimit dhe mbërritjes në ngjarje, policia e ka çuar në spitalin "Nënë Tereza", në pavijonin e djegieve, ku gjendet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›