E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin "Benzin" në Vlorë, ndalohen tre të rinj

Kanë vjedhur një makinë të tipit "Benz", por kanë rënë në prangat e policisë sapo janë bërë gati ta çmontojnë atë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, mesnatën e së shtunës, nga ana e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës u bë arrestimi në flagrancë i tre të rinjve: Gersi Gega, 24 vjeç, lindur e banues në Fier, i dënuar më parë për përdorim të lëndëve narkotike, Jetmir Basha, 24 vjeç, lindur e banues në lagjen "Emin Matraxhiu" Elbasan dhe Nertil Biçaku, 23 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në lagjen "5 Maji" të Elbasanit. Sipas burimit në fjalë, arrestimi i tyre është bërë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen "Dyle Haxhire", janë kapur në flagrancë duke çmontuar një mjet tip "Benz", me targa FR9199B, në pronësi të 30-vjeçarit Andi Gurgiri, banues në Fier, mjet ky që rezulton të jetë vjedhur në Vlorë 10 ditë më parë. Policia po punon për dokumentimin e plotë të veprës penale, ndërkohë që materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhje në bashkëpunim".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›