Gati ligji për të ekzekutuar pa paralajmërim kriminelët
Ngjarja e rëndë e shtatë gushtit në qytetin e Durrësit, ku i shumëkërkuari i drejtësisë, Dritan Dajti, ekzekutoi katër punonjës policie, ka ngritur strukturat e shtetit më këmbë, të cilat po hartojnë ligje që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Me nismën e Kryeministrit Sali Berisha, Ministria e Drejtësisë ka filluar menjëherë punën për adaptimin e ligjeve të huaja "për përdorimin e armëve" në Shqipëri. Drejtoria e Kodifikimit, në varësi të ministrit Alibeaj, ka verifikuar ligjet e huaja të përdorimit të armëve dhe municioneve nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura. Fillimisht është marrë në konsideratë adaptimi i ligjeve të shteteve të Europës Perëndimore, por ka rezultuar se problemet me krimin në këto shtete janë të ndryshme nga problemet e drejtësisë shqiptare. Në këtë rast, implementimi i ligjeve të tilla mund të degradonte në situata më të rënda. Megjithatë, burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se po shikojnë mundësinë e përkthimit të ligjit italian dhe atij amerikan të përdorimit të armëve të zjarrit. Në këto shtete, përdorimi nga forcat e policisë të armëve të zjarrit ka shuar dhjetëra konflikte, ndërsa janë ekzekutuar gjatë operacioneve disa të shumëkërkuar.
Ligjet e huaja
ligji shqiptar "për përdorimin e armëve të zjarrit" daton në vitin e largët 1998, dhe mban firmën e ish-presidentit Rexhep Meidani. Në atë kohë, Shqipëria sapo kishte lënë pas trazirat e ‘97-ës dhe popullata kishte në duar armë dhe municione pas hapjes së depove. Ligji shqiptar parashikon se forcat e policisë duhet të përdorin armët në momentin që është duke u kryer një krim i rëndë. Gjithashtu përdoret arma kur personi që ka kryer, është duke kryer ose ka të dhëna të mjaftueshme se ka kryer një krim të rëndë, përpiqet t‘i shpëtojë ndalimit ose arrestimit. Gjithashtu përdoret arma kur persona të ndryshëm përpiqen të kalojnë me dhunë a duke përdorur armë ose mjete në vende ku ka ndalim policie, ose që ruhen me postbllok nga organet e ruajtjes së rendit publik. Pra, policët shqiptarë drejtojnë armët në momentin që shikojnë se një person përdor armë në drejtim të tyre. Por, ligjet e huaja, krahas të dhënave të mësipërme që janë në ligjin shqiptar, u lejojnë punonjësve të policisë të rendit të përdorin armët edhe nëse persona të veçantë nuk ndalojnë në një postobllok policie. Ligjet e huaja, episodet i kanë të sqaruara deri në detaje dhe jo përciptas, siç parashikohen në ligjet shqiptare. Në ligjin amerikan, nëse një person i kërkuar apo i dyshuar se ka kryer një vepër penale ndiqet, policia duhet të kryejë disa rregulla. Në momentin që personi ndalohet, ai lajmërohet të mos lëvizë dhe të vërë duart pas koke. Nëse është në automjet, atij i ndalohet që të kryejë lëvizje, pasi në të kundërt do të qëllohet nga forcat e policisë. Në këtë rast, personi i kërkuar duhet t‘u nënshtrohet ligjeve dhe të ndjekë me përpikëri udhëzimet e punonjësve të rendit. Nëse bën lëvizjen më të vogël, ai qëllohet. Por legjislacioni shqiptar lë shumë për të dëshiruar në këtë pikë, pasi nuk ka të sanksionuar kur përdoret arma e zjarrit nga forcat e rendit. Precedentë të shumtë kanë treguar se punonjësit e policisë përdorin armët për inate me kriminelët, madje disa prej tyre janë burgosur se e kanë përdorur armën pa të drejtë. Ligji shqiptar thotë se përdoret arma kur forcat e ruajtjes së rendit ose të tretë, si dhe objektet e tyre, sulmohen me armë a mjete të tjera të rrezikshme për jetën dhe në rrethanat konkrete sulmi nuk mund të zmbrapset me mjete të tjera. Por në ligjin italian sanksionohet se forcat e rendit përdorin armën në momentin që shikojnë se personi i ndjekur prej tyre dyshohet se posedon një armë dhe bën lëvizje që ngjallin dyshime se do t‘u kundërpërgjigjet forcave të rendit.
Përkthimi i ligjeve
Disa ditë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Durrësit, Kryeministri Sali Berisha do të deklaronte publikisht se qeveria e tij do të sjellë ndryshimet përkatëse në legjislacion, me qëllim që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Duke dashur të mbrojë punonjësit e policisë që ndërmarrin operacione të rrezikshme, qeveria aktuale është zotuar që në kohë sa më të shpejtë të miratojë ndryshimet në ligjin "për përdorimin e armëve", çka do të mundësonte që shteti të ishte i fuqishëm përballë kriminelëve. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë, e cila është organi kompetent për hartimin e ligjit, po verifikon disa ligje të huaja, me qëllim adaptimin e tyre në Shqipëri. Mësohet se fillimisht është marrë në konsideratë ligji italian i përdorimit të armëve nga forcat e rendit. Duke ditur se kriminaliteti në Itali është i ngjashëm me atë shqiptar, ministria po merr në konsideratë këtë ligj, i cili po përkthehet me shpejtësi. Natyrisht që ligji në fjalë nuk do të merret "pikë e presje", por do të ripunohet nga ekspertët më të mirë të çështjes. Pritet që gjatë hartimit të këtij ligji të japin mendime edhe grupet e interesit, siç janë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si oponentë. Specialistët e policisë dhe ushtrisë do të japin mendime rreth eksperiencave të tyre në terren, me qëllim hartimin e ligjeve. Ministria e Drejtësisë thotë se gjatë hartimit të ligjit do t‘u jepet një rëndësi e veçantë personave që, duke shfrytëzuar detyrën, mund të ndërmarrin akte të rënda. Në këtë rast përgjegjësia e tyre duhet të jetë shumë e rëndë, pasi në të kaluarën policia shqiptare është akuzuar se ka ekzekutuar disa kriminelë gjatë aksioneve policore, megjithëse ata ishin dorëzuar pa bërë rezistencë. Në këtë rast do të jetë drejtuesi i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm që do të marrin masat ndëshkimore, deri në ndjekjen penale nën akuzën e vrasjes.
LIGJI Nr.8290 i datës 24.2.1998
Përdorimi i armëve nga policia gjatë ruajtjes së rendit
Neni 3
1. Nga forcat e policisë së Ministrisë së Brendshme:
- Kur është duke u kryer një krim i rëndë, terror, shkatërrim ose dëmtim i pasurisë shtetërore, publike a private, me zjarr, lëndë plasëse, armë ose mjete të tjera të rrezikshme, vrasje, grabitje a vjedhje e bankave dhe objekteve ku mbahen vlera të mëdha materiale e kulturore, e makinave që transportojnë vlera monetare a materiale të rëndësishme, si dhe kur ka përdhunim nga një grup personash a rrëmbim personash, të parashikuara në Kodin Penal.
- Kur është duke u kryer një krim me armë zjarri ose me armë të tjera, me lëndë plasëse a helmuese, me mjete që, kur vihen në lëvizje, nuk mund të kontrollohen.
- Kur personi që ka kryer është duke kryer ose ka të dhëna të mjaftueshme se ka kryer një krim të rëndë, përpiqet t‘i shpëtojë ndalimit ose arrestimit.
- Kur personat e dënuar, të arrestuar a të ndaluar tentojnë të largohen nga vendet e kryerjes së dënimit, dhomat e paraburgimit ose vendet ku mbahen për t‘u shoqëruar nga personat që i shoqërojnë ose nga mjetet me të cilat transportohen.
- Kur persona të ndryshëm tentojnë të lirojnë me dhunë ose me armë të dënuarit a të paraburgosurit nga vendet e kryerjes së dënimit, dhomat e paraburgimit, vendet ku mbahen për t‘u shoqëruar ose mjetet me të cilat transportohen.
- Kur persona të ndryshëm përpiqen të kalojnë me dhunë a duke përdorur armë ose mjete në vende ku ka ndalim policie ose që ruhen me postbllok nga organet e ruajtjes së rendit publik.
- Kur forcat e ruajtjes së rendit ose të tretë, si dhe objektet e tyre, sulmohen me armë a mjete të tjera të rrezikshme për jetën dhe në rrethanat konkrete sulmi nuk mund të zmbrapset me mjete të tjera.
Neni 5
Armët e zjarrit nuk lejohen të përdoren:
a) kundër personave që në dukje tregojnë se janë të mitur (fëmijë), gra dhe pleq;
b) në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve.
Neni 7
Para përdorimit të armëve të zjarrit, personat ndaj të cilëve ato do të përdoren, duhet të paralajmërohen me zë të lartë e të qartë.
Kur personi nuk i bindet urdhrit, por përpiqet të largohet ose të reagojë, qëllohet pa paralajmërim, duke synuar në pjesët e poshtme të trupit.
Kur rrethanat nuk lejojnë në asnjë mënyrë zbatimin e rregullave të mësipërme, armët e zjarrit përdoren pa paralajmërim.
Rastet
Policia italiane vrau shqiptarin në Itali
Një shqiptar u vra nga policia italiane pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar makinën e tij për kontroll. Ai u qëllua për vdekje nga një karabinier në një postbllok policie në Siena të Italisë. Shqiptari po ndiqej nga efektivët italianë, pasi nën shoqërinë e një personi tjetër po udhëtonin në një automjet të vjedhur në Colle Valdelsa, provincë e Sienës.
Policia në SHBA vrau një nënë shqiptare
Një polic i shërbimit, në qytetin Henderson në Nevada, vrau një nënë shqiptare në sy të dy fëmijëve të saj dhe burrit. Shefi i rajonit, Richard Perkins, mbrojti kolegun e tij, duke deklaruar se "vrasja u bë për të shpëtuar fëmijët". Sipas tij, kjo ndodhi kur gruaja, tashmë e vrarë, merr një thikë nga makina e saj dhe këmbëngul që do vetëvritet me të dy fëmijët.
Përkthimi
"Antimafia", ligj i ri anglez për sekuestrimet
Nis puna për përkthimin e ligjit anglez të sekuestrimeve, që pritet të kalojë në fillim të muajit shtator në qeveri. Drejtoria e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë ka filluar që të adaptojë ligjin e ri, pas shfuqizimit të ligjit aktual të sekuestrimeve, i marrë nga modeli italian "antimafie". Por ndryshimet radikale të Gjykatës së Lartë, sipas specialistëve, kanë prishur thelbin e ligjit, ndërsa efektet janë ndjerë, duke mos arritur që të sekuestrohen disa prona të vëna në rrugë kriminale. Në të paktën dy raste, seksioni i sekuestrimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk ka arritur të vërë në sekuestro disa prona të vëna në mënyrë kriminale. Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë për gazetën "Shqip" se ligji i ri do të jetë shumë shpejt gati dhe në javët e para të muajit shtator pritet të kalojë në qeveri.