E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashamir Shehi: Po bien institucionet e shtetit

Drejtuesi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, e ka konsideruar vendimin e KQZ-së si një dëshmi se në Shqipëri po bien institucionet e shtetit. 

Dashamir Shehi shpjegon se, vendimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ishte aq i thjeshtë, sikur të ishte vendimi për zhvillimin ose jo të zgjedhjeve në një komunë të vendit. Në këtë kuptim, sipas Shehit, shqiptarëve duhet t’u shpjegohet mirë ky moment, që ata të bëhen sa më të ndërgjegjshëm, pasi në të kundërt gjithë aksioni i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës do të mbërrinte me tepër vonesë. “Besoj që më e rëndësishmja është që të bëjmë të ndërgjegjshëm dhe të informojmë të paktën pjesën më të madhe të shqiptarëve se çfarë po ndodh. Dhe, në qoftë se nuk e kuptojnë që, këtu që ditë për ditë po bien institucionet e shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion, të cilit i kemi deleguar të drejtën të kontrollojë votat tona. Pra, në qoftë se shqiptarët nuk janë bërë të ndërgjegjshëm, pjesa e madhe e politikës apo media, të cilët duhet ta përcjellin këtë ide, që institucionet e shtetit po bien një nga një, kjo është një betejë shumë e vështirë pastaj për të gjithë ne”, u shpreh Shehi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›