Ruli: “U vonuam për parqet se nuk njihnim konceptin e tyre”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, në fjalën e tij është shprehur se miratimi dhe fillimi i ndërtimit të parqeve industriale në vend, do t i japë një ngjitje nivelit të punësimt në Shqipëri dhe konkretisht në këto zona. Ruli theksoi më tej se “tre vjet më vonë, pikërisht sot, ne shpallim mbylljen me sukses të negocimit kontratat e para koncesionare për tre parqe të ndryshme: Parku Industrial i Vlorës, i Koplikut dhe i Shëngjinit.
Rruga për të arritur deri këtu nuk ka qenë e thjeshtë: nuk kishte praktika të mëparshme ekzistuese të parqeve industriale; ne njihnim vetëm konceptin e tyre, por nuk njihnim procesin e mirëfilltë, i cili fillon që në çastin e identifikimit të zonës, deri në nënshkrimin e kontratës. Në terma më realë, çfarë do të thonë për vendin këto tri kontrata, të cilat ne firmosim? Më pak fjalë, do të thonë: 1. Hapjen e vendeve të reja të punës; 2. Terheqje e investimeve te huaja; 3. Transferimi i Knoë-Hoë dhe teknologjive te perparuara; 4. Zhvillimin e industrive me fokus eksportin, pra përmirësimin e bilancit tregtar të vendit; 5. Rritje të nivelit të prodhimit industrial të vendit; 6. Mundësimin e zhvillimit të industrise agroperpunuese e si rrjedhoje dhe kerkeses per produkte bujqesore te vendit. Nëse mund t`i permbledh me shifra, projektet e sotme do te thonë: Nje vlere investimesh prej 57 milionë euro ose rreth 7 miliardë lekë, nga të cilat të huaja 35,5 milionë euro ose rreth 4.4 miliardë lekë, dhe vendase 21 milionë euro ose rreth 2.5 miliardë lekë, punësimin e rreth 37.000 personave. Puna jone per krijimin e parqeve industriale nuk mbaron ketu. Aktualisht, jane miratuar me VKM dhe 3 parqe te tjera: ne Shkoder e Elbasan si “broënfield” dhe Spitallë si “greenfield”. Brenda 15 diteve ne do te shpallim garen per perzgjedhjen e zhvilluesit të Parkut Industrial të Spitallës, që përben Parkun më të madh me sipërfaqe 850 ha. Për këtë park METE ka përgatitur studimin ekonomik, teknik dhe mjedisor”, - përfundoi ministri i Ekonomisë.
Çfarë përfaqësojnë 3 parqet industriale
I. Në parkun industrial të Koplikut me sipërfaqe 61 ha, investimi nga shoqëria fituese “Zona Industriale dhe Tregtare Koplik” do të jetë në shumën 18.5 milionë euro dhe do të krijohen vende pune për rreth 16 374 persona. Në parkun industrial është parashikuar të ushtrohet aktivitet në fushën e:
- prodhim agroindustrial
- prodhim agromekanik
- mekanika e lehtë
- industri tekstile
- veshmbathje
- ofrimi i shërbimeve publike kryesisht banka, shoqëri sigurimesh, agjenci doganore, formim profesional.
II. Në parkun industrial të Vlorës me sipërfaqe 125 ha, investimi nga shoqëria fituese “IDEA Vlora” Sh.a. do të jetë në shumën 21 milionë euro dhe do të krijohen vende pune për rreth 18.586 persona. Në parkun industrial është parashikuar të ushtrohet aktivitet në fushën e:
• Industrisë së lehtë
• Industrisë ushqimore
III. Ne parkun industrial te Shengjinit me siperfaqe 3.2 ha, investimi nga shoqeria fituese “ATX International Tirana” Sh.p.k do te jete ne shumen 17 milionë euro dhe do te krijohen vende pune per rreth 3000 persona. Ne parkun industrial eshte parashikuar te ushtrohet aktivitet ne fushen e:
• Industrise së lehtë
• Industrisë ushqimore
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008