Digjet nga llava punëtori i “Kurum”
ELBASAN – Pakujdesia ka çuar në plagosjen e një punëtori të firmës turke “Kurum International” dje në Elbasan.
Enio Flaga, 22 vjeç, punëtor i kësaj firme ka pësuar djegie pasi ka rënë aksidentalisht pranë kovës së llavës që ndodhet shumë pranë furrës së shkrirjes së çelikut. Menjëherë 22-vjeçari është dërguar në spitalin kirurgjik ku i është dhënë ndihma e parë. Sipas mjekëve të spitalit kirurgjik, i riu ka pësuar djegie të shkallës së lehtë në bel dhe kofshë, plagë të cilat nuk paraqesin problem për jetën e tij. Metalurgët e tjerë, të ndodhur në vendin e ngjarjes treguan se Flaga ka rënë aksidentalisht pranë kovës së llavës. Pak ditë më parë tre punonjës të Ferro-Kromit morën djegie pas rënies së copëzave të llavës së shkrirë mbi trupat e tyre. a.k