Greqia, 1.2 milion euro për kalanë
GJIROKASTER - Grekët do të rehabilitojnë Kalanë e Argjirosë në Gjirokastër.
Prefekti Spiro Ksera bëri të ditur se, qeveria greke ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në rigjenerimin e objektit më të lashtë në qytetin e Gjirokastrës. Rikthimi i pamjes në një objekt të fortë dhe me vlera të lashtësisë, do të mundësohet pas ndërhyrjeve që do të kryhen në të. Mjaft shpejt priten të startojnë punimet, vlera e të cilave kap shifrën e 1.2 milion eurove. Marrëveshja e cila është nënshkruar më parë nga dy qeveritë, shqiptare dhe greke, synon përveç rikonstruksionit të disa pikave mjaft të dëmtuara edhe ngritjen e dy muzeumeve. Sipas Kserës, pas aplikimit të projektit në terren, synohet të arrihet qëllimi për tërheqjen e një numri të konsiderueshëm turistësh në qytetin e gurtë. p.n