E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi dy katëshe në Tiranë

Një shtëpi dykatëshe në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë u përfshi sot nga flakët e zjarrit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz. Forcat zjarrfikëse, mbështetur nga forcat e rendit, bënë evakuimin e banorëve të zonës dhe më pas izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit. Flakët e zjarrit mësohet se kanë shkrumbuar thuajse të gjithë ndërtesën dy katëshe, duke shkaktuar për disa çaste 

panik te banorët e zonës. Sipas Policisë së Tiranës, grupi hetimor ka nisur punën për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, që për momentin mbeten të panjohura.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›