E Diel, 1 Nëntor 2026

EKONOMI/ Të ardhurat nga TVSH-ja llogariten mbi 41 miliardë lekë


Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në periudhën janar-korrik 2009 llogariten 41.323 miliardë lekë, ose gati 2 herë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2005, kur u mbodhën 22 miliardë lekë. Të ardhurat nga TVSH-ja rezultojnë të kenë një rritje të lehtë edhe krahasuar me periudhën janar-korrik 2008, në të cilën u mblodhën 40.897 miliardë lekë. Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) parashikohet të arrijnë në 10 % të PBB-së, ose 117 miliardë e 491 milionë lekë në vitin 2009, ndërsa për vitin 2008 ato arritën në rreth 107 miliardë lekë, nga 106.9 miliardë që ishte plani, duke zënë në këtë mënyrë rreth 10% të PBB-së në 2008-ën, nga 9% që ishin në 2007-ën. Historikisht, në dogana janë mbledhur rreth 70 për qind e të ardhurave totale nga TVSH-ja, dhe 30% TVSH brenda vendit. Kërkesës së herëpashershme të biznesit për ulje të mundshme të nivelit të TVSH-së, ekspertë të ministrisë së Financave i përgjigjen me faktin se, mbajtja e TVSH-së në këtë nivel përbën veprimin më pozitiv dhe të fuqishëm që ekonomia shqiptare të performojë dhe konkurrojë në tregun rajonal dhe më gjerë, si dhe instrumentin më të mirë për të nxitur eksportet shqiptare.


Ecuria e të ardhurave nga TVSH-ja për periudhën janar-korrik të 5 viteve të fundit:


viti të ardhurat/milion lekë


2005 22.631


2006 27.314


2007 34.569


2008 40.897


2009 41.323


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›