E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohet sinjalistika rrugore në Vlorë

Sinjalistika rrugore në rrethin e Vlorës është përmirësuar dukshëm si rrjedhojë e investimeve të realizuara, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit. Drejtori i Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve, Saimir Haxhiu tha sot se “gjatë dy viteve të fundit, janë realizuar investime të rëndësishme për plotësimin e infrastrukturës rrugore, me sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale”. Sipas tij, për këtë periudhë, pajisja e rrugëve me sinjalistikë është vlerësuar si një prioritet gjë që do të vazhdojë edhe për muajt në vazhdim. Kjo detyrë është plotësuar tashmë në të gjithë gjeografinë e akseve kryesore rrugore si dhe në pjesën më të madhe të atyre dytësore. "Kujdes i veçantë u është kushtuar rrugëve që përshkojnë bregdetin dhe që në periudhën e verës përballen me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh", tha Haxhiu duke veçuar se "rruga kombëtare Vlorë-Himarë është plotësuar me sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale në të gjithë gjatësinë e saj, gjë që ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të lëvizjes dhe minimizimin e aksidenteve". Gjatë këtij viti, numri i aksidenteve është ulur me rreth 12 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›