Rama thërret xhaketat e vjetra për bojkotin, por zëvendëson Daden me Ditmir Bushatin, pasi e cilëson Artën si “shumë të vjetër”
Dje ka qenë radha e një tjetër celule të “cosa-nostra”-s socialiste, të mblidhet në selinë e PS-së e të artikulojë frazat e zeza për bojkotimin e institucioneve. Edvini thirri në zyrën e tij xhaketat e vjetra të kthyera mbrapsht Pandeli Majko, Gramoz Ruçi e Namik Dokle, por edhe të riun Ditmir Bushati, me të cilët janë artikuluar frazat denigruese ndaj Olli Rehnit, fraza që do të përdoren në ditët në vijim. Edvini ka mbështetur fjalët e Ditmirit se fjalitë e Rehnit janë fjalitë e një burokrati të rëndomtë të Brukselit, të cilat nuk duhet të merren parasysh e se nëse ato do të ripërsëriten do të pasohen nga një agresion në shkallë të gjerë, i cili nuk do të kursejë askënd në “botën e lirë”. Xhaketat e vjetra afërmendsh që kanë qenë dakord me një fjalor që e kanë dëgjuar më herët nga merhumi, por më së shumti nga Ramiz Alia dhe kanë vendosur që të dalin me një deklaratë të përbashkët, duke e klasifikuar atë si “deklaratë e grupit të posaçëm të Grupit Parlamentar Socialist”, i cili është ngarkuar me artikulimin e arsyeve që po e çojnë të majtën në bojkotimin e parlamentit. Ka rënë në sy se në mbledhjen që i diskutua për çështjet ndërkombëtare, ka munguar Arta Dade, e cila nga të pranishmit është cilësuar si xhaketë “tmerrësisht e vjetër”, prandaj edhe është thuajse e sigurtë se Ditmir Bushati është etiketuar si sekretari i ardhshëm i PS-së për marrëdhëniet ndërkombëtare, duke shmangur prej andej një deputete që vjen nga Laguna e Aldo Bares, por edhe nga laguna partiake e Ramiz Alisë dhe e Fatos Nanos.