Bomba Atomike, Irani bën gjoja sikur bashkëbisedon
Me shtatorin erdhi edhe data e parashikuar nga administrata “Obama” për një përgjigje të mundshme nga Irani, përsa i përket zhvillimin të programit bërthamor. Kësaj here është e vështirë që Obama ta shtyjë këtë skadencë. Ai e di se koha nuk pret, sepse në strukturën e pasurimit në Natanz të Iranit punojnë papushim 5 mijë centrifuga dhe 2400 të tjera po instalohen. Sipas disa ekspertëve izraelitë thonë se, me këtë ritëm Irani do të ketë një ose dy bomba atomike deri në shkurt.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në udhëtimin e fundit në Evropë, në Londër dhe në Berlin, ka takuar Gordon Broun, Angela Merkel dhe të dërguari e Obamës për Lindjen e Mesme, George Mitchell, për t’i propozuar një linjë të re bisedimesh: të ngrijë instalimet e kolonëve të rinj në Palestinë, në këmbim të një garancie anti-iraniane.
Ndërkohë mullahët meditojnë mbi çeshtjen, se atyre u shkon për shtat të pranojnë një bashkëbisedim zyrtar e për të përgatitur, në mënyrë të fshehtë, një ofensivë sekrete. Irani ka siguruar heshtjen e më shumë se 100 vendeve të Lëvizjes së atyre që nuk janë rreshtuar (nga 118 vende që e kompozojnë organizatën) për një rezolutë të drejtuar agjencisë ndërkombëtare për energjinë atomike (Aiea) për të ndaluar një sulmim të mundshëm të strukturave të tij nukleare. Vendet që nuk janë rreshtuar akoma kanë prezantuar një tekst që nuk e përmend as emrin e SHBA-së e as të izraelitëve, por kuptohet se të dy vendet janë subjekte të kësaj rezolute. Teherani do të propozojë, që bashkë me pasurimin e uraniumit të vihet në tavolinë edhe përdorimi bërthamor i armatimeve, që edhe pse s’janë thënë kurrë në mënyrë eksplicite, merret me mend se do të përdoren kundër Izraelit. Është e vështirë që SHBA-ja ta barazojë Iranin me Izraelin në një plan, por është e vërtetë se tërheqja e presidentit Obama nga zhvillimi nuklear do të thotë se edhe Izraeli do të duhet të bëjë një hap prapa sa u përket armëve bërthamore. Nga ana tjetër, Obama e di se bomba bërthamore në duart e Iranit do t’u shtinte frikën më shumë vendeve arabe sesa izraelitëve, kurse atomikja izraelite, edhe pse është ende e diskutueshme, nuk paraqitet si një problem urgjent për arabët. Në dy vitet e fundit, Arabia Saudite, Egjipti, Katari, Barhreini, Omani, Kuvajti, Emiratet, Jemeni dhe Jordania kanë manifestuar dëshirën për të zhvilluar një program të tyrin bërthamor, për shkak të frikës që ndjell Irani i Mahmud Ahmadinejad. Për presidentin amerikan, çeshtja e Iranit mund të kthehet në një ankth për Lindjen e Mesme, të mbushur plot me bomba bërthamore.
Por a do Irani të diskutojë? Pas dobësimit të regjimit, si pasojë e zgjedhjeve të 12 qershorit, mullahët e shikojnë bombën si një asiguracion për jetën. SHBA-të janë qetësuar nga droja se mos bombat e qeverisë së Pakistanit mund t’i shkojnë Jihadit... Rreziku më i madh është që kjo paudhësi të ndodhë me Teheranin. Për më shumë, lideri shpirtëror Alì Khamenei nuk do një akord me Oksidentin dhe po synon ta importojë hegjemoninë e Iranit drejt disa grupeve islamike si Hezbollah e Hamas, grupeve shiite në Irak, por edhe atyre grupeve shiite që flasin farsi (dialekt i persishtes) në Afganistan.
Irani i Ahmadinexhadit ka nevojë që influencën ta ketë të shtrirë në Liban, Irak e Afganistan, që të konsolidojë aleancën me Sirinë, dhe po ashtu të mbetet në ortakëri me Hezbollatë.
Megjithatë, në Iran, të mirëinformuarit e dinë se refuzimi total për të biseduar mund t’ua heqë mbështetjen e Rusisë e të Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe t’i armiqësojë me Evropën. Është një tematikë e fortë për bastvënësit, fakti nëse vendi i ajatollahëve do të tregohet edhe njëherë tjetër kampion i atyre që mundin të sigurojnë kohë për “t’u menduar”. I takon presidentit Obama ta shmangë këtë gjasë, duke i thënë një jo të qartë lidhjes midis bombës iraniane dhe asaj izraelite dhe duke bërë thirrje që të respektohen skadencat.
...