Korça, tetë vepra arti më shumë nga simpoziumi ndërkombëtar i skulpturës

E quajnë qyteti i serenatave, qyteti i kalldrëmeve, qyteti i karnavaleve, i kangjellave... Në përfundim të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës, Korçën, mund ta quajnë edhe qyteti i skulpturave. Ky aktivitet ndërkombëtari i mbajtur këtë vit nga datat 27 Qershor-6 Korrik, filloi vitin e kaluar, me synimin e bashkisë së Korçës, për të tërhequr sa më shumë vizitorë dhe pushues, por edhe për ti shtuar qytetit vlera të reja artistike figurative ndryshe nga ato të trashëguara prej vitesh si “Busti i minatorit” apo “ Kufitari”, që kanë mbetur pidestale bosh diku në anë të rrugës së Parkut “ Rinia”. Skulpturat e realizuara në javën e Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës, nga 8 artistë nga vendeve të ndryshme të botës, të vendosura tashmë në Parkun Rinia të qytetit, do ta bëjnë edhe më të këndëshme shëtitjen tradiçionale të qytetarëve korçarë në këtë park. Ideja e bashkisë si organizatore e këtij aktiviteti artistik të përmasave ndërkombëtare, është që në përfundim të këtij projekti, 5 vjeçar në qytetin e Korçës të krijohet një galeri veprash të artit figurativ. Mbrëmjen e djeshme në mbylljen e ediçionit të dytë të këtij simpoziumi në një nga lulishtet e parkut “Rinia”, të rinj e të reja, qytetarë të ndryshëm, realizonin foto në krah të skulpturave të reja. Foto që i ngjanin atyre që realizojmë rëndom nëpër qëndra qytetesh të huaja, pranë veprave të artit. Afro një javë punë intensive nga artistët pjesmarës në këtë aktivitet dhe blloqet e bardha të gurit janë shndruar në vepra artistike që tashmë mbeten pasuri kulturore e qytetit të Korçës. Guri i bardhë i zonës së Skraparit, në blloqe masive mbi 2 metra, është punuar nga dora e skulptorëve të ardhur nga Zelanda e re, Italia, Gjermania etj. "Me këto blloqe guri, ne sjellim struktura më interesante të krijimeve tona” thotë skulptori shkodran, njëkohësisht edhe koordinator i këtij aktiviteti Genti Tavanxhi. Skulptori, Paora te Ranguiaia, vjen nga Zelanda e Re sjell një krijim që tregon edhe një simbol të vendit të tij; një pëllumb si shënjë e paqes dhe natyrës të çilës ai i falet. Artisti gjerman Tobel, ka krijuar një spirale uji, një vepër që ai e konsideron si nga më të mirat e fondit të tij të pasur si skulptor, ndërsa artisti Gulanio Giussani nga Italia, me veprën e tij përfaqson një krijim i çili sipas autorit, sjell një harmoni estetike mes formës dhe shpirtit. Ndërsa skulptori shqiptar Tavanxhi, ka krijuar një motiv të quajtur " Nyja e dashurisë" jo vetëm për të shrehur ndjenjat më fisnike të njeriut, por edhe dashurinë e tij për Korçën. “Ky është një projekt 5 vjeçar që synon ta shndërrojë Korçën në një galeri arti në natyrë me afro 45 vepra në total që do të krijohen në ediçionet e përvitshme të këtij simpoziumi”, tha kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi,duke shtuar se "aktivitete të tilla i shërbejnë promovimit të kulturës dhe bukurive natyrore të rajonit të Korçës". Genti Tavanxhi, i vetmi skulptor shqiptar në këtë aktivitet, u shpreh se “në këtë ediçion të dytë të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës vlen të përmendet çilësia e lartë artistike e punimeve, materiali mbi të çilin janë punuar skulpturat, si dhe mikpritja qe iu është rezervuar artistëve në qytetin e Korçës”. Gjatë ditëve të qëndrimit në këtë qytet, skulptorët e e ardhur nga Gjermania, Italia, Zelanda e Re, Japonia, Britania e Madhe dhe Egjipti, janë njohur me vlerat historike dhe kulturore të qytetit të Korçës.
“Kam ardhur në Korçë së bashku me familjen time , për ti sjellë ata më pranë një populli dhe një kulture të re për të çlin deri tani nuk dinim asgjë” thotë skulptori nga Zelanda e Re, Paora Te Tanguiaia, duke shtuar se “familja ime mund të vijë këtu sa herë të dëshirojë për hir të mikpritjes që gjetën, klimës së mirë dhe peisazhit interesant". Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës, ediçioni i parë i të çilit u zhvillua vjet, është një iniçiativë e bashkisë së Korçës. Artistët pjesmarës përfitojnë një stimul material prej 2 mijë Euro për krijimin e veprave të tyre, të çilat mbeten pasuri kulturore e qytetit të Korçës. Vitin e kaluar, skulptura e krijuara, u vendosën në të dy anët e rrugës kryesorë të Parkut “ Rinia” dhe në lulishten përpara pallatit të kulturës “Vangjush Mio”. Edhe këtë vit, pjesa më e madhe e veprave të artit të krijuara nga artistët pjesmarës të këtij aktiviteti do të vendosën në ambjentet e këtij parku , por edhe në mjedise të tjera publike.
...