E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet plotësisht Teqeja e Zallit

Një zjarr i rënë rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm ka shkrumbuar të gjithë Teqenë e Zallit në Gjirokastër. Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve nga Tepelena dhe Saranda janë dashur rreth 3 orë punë për ti vënë flakët nën kontroll. Rreth orës 5:00 të mëngjesit është arritur të shuhet plotësisht zjarri. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe vlerësimin e dëmit. Paraprakisht mendohet se ka qenë një qiri i harruar ndezur ai që ka shkaktuar djegien.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›