E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet e pritshme në SHBA, Hillari dhe shqiptarët"

 

Duhet të diskutojmë mbi argumente të sakta përsa i takon impaktit që mund të kenë zgjedhjet amerikane për Shqipërinë. Unë do doja ta nisja duke thënë se në përgjithësi demokratet i zvarritin zgjidhjet, kur vjen puna tek prekja e interesave të rusëve apo ndonjë shteti tjetër edhe më pak të fuqishëm, si Serbia për shembull. Unë as që e mendoj ndonjë president demokrat të kishte kurajën e Bushit për t'i hapur rrugën pavarësisë së Kosovës në një periudhë kaq të shkurtër. Obama vetë, kur u pyet për çështjen e Kosovës, është shprehur se do të mundohej të gjente një zgjidhje që të kënaqte gjithë palët në konflikt. Dhe kështu mendon shumica e politikanëve demokratë. Është tipike për ta.

Hillari nga ana tjetër, duhet thënë se kur vjen puna tek çështje të tilla, ka më shumë këllqe se meshkujt e politikës demokrate në Amerikë. Jo se krahasohet me republikanët, por gjithsesi është më kurajoze.

Së fundi, do të thosha se diskutimi për Presidencën amerikane bazuar në kriterin e vetëm të efektit që mund të këtë mbi Shqipërinë, është në fakt jo i drejtë. Së pari, President më i mirë për ne, do të jetë ai që është më i mirë për Amerikën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›