E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi: Meshkujt më mirë martohen me sekretaren se me shefen e tyre

Thuhet se meshkujt janë shumë të thjeshtë në mendime, ndërkohë që gratë i komplikojnë gjërat. Por si shpjegohet ky paradoks: Meshkujt pëlqejnë femrat. Meshkujt duan dhe paranë, por ata nuk e duan një grua më shumë para.

Nuk është shumë e shpjegueshme...

Në një studim të fundit ka rezultuar se meshkujt jantë të gatshëm më mirë të martohen me sekretaret se sa me shefet e tyre.

Mendohet se kjo vjen nga egoja që kanë meshkujt për të qenë më lart se femrat edhe në cështjen e parave. Ata nuk duan që gruaja e tyre të jetë më e zonja se ata ose të fitojë më shumë se ata.

Megjithatë djemtë nuk e kanë të vështirë të marrin para nga mamaja e tyre. Por nga gruaja.... ata stepen. Duan që ajo të jetë më e re dhe të mos ketë karrierë më të shkëlqyer se ata.

Por kohët duket se do të ndryshojnë përderisa gratë po bëhen gjithmonë e më të paguara në vendet e tyre të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›