Përcaktohet skema unike për vlerësimin e universiteteve
09/04/2009 Kule tregon se janë përcaktuar standardet mbi të cilat do të realizohet akreditimi.
Brenda muajit prill përfundon raporti që do t’i kalohet mbledhjes së Senatit të UT-së
Procesi i akreditimit të fakulteteve të Universitetit të Tiranës pritet të nisë brenda pak ditësh, duke qenë se raporti i vetëvlerësimit ka përfunduar. Brenda këtij harku kohor kompania gjermane e përzgjedhur për akreditimin do të vijojë monitorimin e të gjithë treguesve dhe ecurisë akademike të këtyre fakulteteve për një periudhë të caktuar kohore. Vlerësimi i çdo treguesi do të bazohet në pikët përkatëse. Nëpërmjet kësaj skeme në fund të inspektimit do të mundësohet renditja në zbritje e fakulteteve nga më i miri deri te më problematiku. Rektori i UT-së, Dhori Kule, tregon se janë përcaktuar standardet mbi të cilat do të realizohet akreditimi. “Pas përfundimit të vetëvlerësimit është faza e akreditimit, që ne do ta bëjmë me një agjenci gjermane, agjenci e njohur në rrjetin evropian, që bën procedura të tilla. Brenda muajit prill përfundon raporti dhe pas përfundimit të raportit do të bëhet mbledhja e senatit”, - ka pohuar Kule. Ndërsa standardet që do të shërbejnë për monitorimin e ecurisë së fakulteteve, veçanërisht të cilësisë akademike, kurrikulave mësimore që ofrohen, vlefshmërisë së diplomave, kualifikimeve të stafeve pedagogjike etj, do të jenë të njëjta për të gjitha strukturat e arsimit të lartë, qofshin këto publike apo private. Me përfundimin e vetëvlerësimit pritet që Senati i UT-së brenda dy javësh të marrë në shqyrtim raportin përfundimtar e më pas të fillojë procesi i akreditimit, që do të kryhet për herë të parë pranë Universitetit të Tiranës. Pas vendosjes së notës përmbledhëse për të gjitha fakultetet institucione që do të vlerësohen negativisht do shkojnë drejt mbylljes.