Apeli i Fullanit: Më pak para në treg, kujdes shpenzimet
09/04/2009 Debate në Komisionin e Ekonomisë për situatën ekonomike në 2009-n
Në tregun shqiptar do të qarkullojnë më pak para këtë vit, pasi aktiviteti ekonomik është në rënie. Bankat do të japin më pak kredi për bizneset dhe për individët. Gjë që do të ndikojë negativisht në zhvillimin e ekonomisë. Aq më të pakta do të jenë dërgesat nga emigrantët, apo niveli i eksporteve, që do të çojnë në një situatë aspak optimiste. Ka qenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili bëri publike sfidat e qeverisë dhe të vetë autoritetit mbikëqyrës gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. “Duhet kujdes me shpenzimet. Nuk duhet të pranojmë asnjë lloj neglizhence në rritjen e shpenzimeve dhe të jemi të kujdesshëm për të ardhurat. Kemi informacion se situata ndërkombëtare nuk është e pëlqyeshme”, - tha Fullani.
Zero stimujt fiskalë
Banka e Shqipërisë vëren se nuk ka më hapësirë për stimuj fiskalë, ndaj qarkullimi i parave mbetet tepër i vështirë. “Problemi kryesor me të cilin do të përballet ekonomia shqiptare gjatë vitit në vijim është mungesa e likuiditetit dhe i lidhur me të, shtrëngimi i kushteve të financimit të aktivitetit. Ekonomia shqiptare do të përfitojë më pak kredi gjatë vitit 2009. Kjo mungesë likuiditeti kufizon edhe hapësirat që ka politika fiskale dhe monetare për reagim. Në këto rrethana, ajo që kërkohet është një eficiencë më e madhe e përdorimit të fondeve të sistemit bankar, nëpërmjet renditjes prioritare të shpenzimeve në funksion të impaktit që kanë mbi rritjen ekonomike”, - nënvizoi në fjalën e tij Fullani. Edhe FMN-ja i rekomandoi qeverisë që të bëjë kujdes me shpenzimet dhe mbledhjen e të ardhurave, një ditë më parë. Treguesit në buxhetin e këtij viti mund të mos realizohen pikërisht për këtë fakt.
Parashikimi
Viti 2008 ka qenë ndër më të vështirët për ekonominë. Por akoma më i vështirë do të jetë ky vit. Banka e Shqipërisë rekomandon ulje të shpenzimeve që po krijojnë probleme për financat shqiptare, si dhe rialokim fondesh. Këtë rekomandim Banka e Shqipërisë e ka bërë edhe gjatë konferencës së përbashkët me FMN-në një ditë më parë, por ministri i Financave Ridvan Bode nuk e ka marrë parasysh këtë fakt, duke deklaruar se qeveria ka fonde të mjaftueshme. “Duhet të jemi të kujdesshëm sidomos për periudhat që vijnë dhe për sinjalin e fortë që vjen nga llogaria korrente, sepse ndryshimi i saj është një sinjal shumë i fortë, që duhet ta kemi të gjithë shumë kujdes, sepse një lëvizje e saj mund të çojë në lëvizje të padëshiruara për sa i përket kursit të këmbimit dhe të inflacionit”, - tha Fullani. Sipas deputetit Arben Malaj, nëse këto rekomandime nuk do të dëgjohen sot, nesër do të jenë të pamundura. “Ne kemi qenë shumë seriozë për të analizuar krizën, prandaj kemi qenë shumë bashkëpunues për të reduktuar faktorin psikologjik në lidhje me depozitat dhe është hera e parë që ndodh që një opozitë të jetë kaq racionale. Por shenjat janë shumë shqetësuese. Kemi pranuar trendin rënës dhe përgjegjësitë janë të mëdha. Asnjë nuk e di kur fillon trendi pozitiv. Duhet të dalim nga rritja negative, por për të arritur në ritmet e larta të rritjes duhen 2-4 vjet”, - tha Malaj. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente arriti në 14.9 për qind të PBB-së, i ndikuar kryesisht nga rritja e shpejtë e importeve dhe nga ngadalësimi i remitancave përgjatë pjesës së dytë të vitit. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, theksoi se sipas planit të qeverisë 50 për qind e të ardhurave që do të mblidhen nga privatizimet do të shkojnë për të financuar borxhin publik. Ky tregues arriti në 55,6 për qind në raport me PBB-në në vitin 2008, nga 52,2 për qind që ishte një vit më parë.
Privatizimet
Guvernatori Ardian Fullani konfirmoi faktin se në llogarinë e qeverisë pranë degës së thesarit rezultojnë 125 milionë euro para të arkëtuara nga privatizimi i ish-kompanisë shtetërore të rafinimit të naftës, ARMO. Zoti Fullani nuk dha shifra të detajuara për deputetët e opozitës, përse këto para nuk rezultojnë në tabelat e këtij viti të të ardhurave të qeverisë dhe pse është e nevojshme që ajo të marrë borxh në tregun e brendshëm duke rritur ndjeshëm normat e interesit të bonove të thesarit.
Deficiti
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, deficiti tregtar gjatë vitit të kaluar arriti vlerën e 2.4 miliardë eurove, duke qenë rreth 13.1 për qind më i lartë se në vitin 2007. “Flukset hyrëse valutore të llogarisë kapitale kanë qenë të mjaftueshme për ta mbyllur në terma pozitivë bilancin e pagesave gjatë vitit 2008. Rezervat valutore janë rritur me rreth 192 milionë euro ose me 0.9 pikë përqindjeje të PBB-së”, - theksoi Fullani. Për shkak të kursit të këmbimit 55 milionë euro kanë humbur.
Opozita bën apel për marrjen e masave
Malaj: Paratë e privatizimeve për financim të borxhit
Deputetët e Partisë Socialiste i vunë theksin rëndësisë së rekomandimeve që Banka e Shqipërisë dhe institucionet e huaja, si FMN i bëjnë qeverisë. “Fondi Monetar Ndërkombëtar propozoi që e gjithë ajo shifër të mos përdoret për shpenzime dhe për deformime elektorale, por të mbahet në dispozicion të uljes së borxhit për një moment të caktuar nëse situata shkon për më keq. Shqipëria vlerësohet sot jo e paprekur nga kriza, por ndër vendet ku mundësitë për të manovruar me politikat fiskale i ka gati zero”, - tha Arben Malaj. Sipas tij, kjo do të thotë se shkalla e riskut është e madhe dhe ky risk nga politikat fiskale vjen e bën më të vështirë përgjegjësinë tuaj për ta financuar. “Më shqetësuese për ne është kostoja e borxhit të vendit. Sa herë që ajo rritet ajo është alarmante, qoftë edhe për qeverinë. Fakti që shpenzimet e qeverisë po shkojnë për të financuar koston e borxhit dhe jo për të financuar ekonominë, është zilja ose këmbora që po bie edhe te dera e Bankës Qendrore. Shqetësimet po bëhen gjithnjë e më prezente dhe nëse nuk merret përgjegjësia sot, nesër do të jetë vonë”, - tha Malaj. Deputetët kërkuan qëndrimin e Bankës së Shqipërisë në lidhje me buxhetin 2009, ku Guvernatori Fullani bëri me dije se këto rekomandime janë bërë që në atë kohë, por nuk janë marrë parasysh nga qeveria.