E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet shtëpia e Brenos

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 17:09

Mbrojtësi i Bayern Munichut Breno të martën në mëngjes është trajtuar në spital për inhalacion nga tymi pasi shtëpia e tij u dogj dhe është gati tërësisht e shkatërruar, ka njoftuar policia gjermane.

Braziliani Breno, 21 vjeç, ishte i vetëm në shtëpi në kohën e zjarrit. Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar shkakun e zjarrit që kaploi vilën në lagjen Gruenwald në Munich.

Breno iu bashkua Bayernit si 18 vjeç më 2008. Ai bëri shtatë paraqitje në Bundesligë, sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›