E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet shtëpia e ish-kryeministrit

• ELBASAN - Digjet shtëpia e ish-kryeministrit Shefqet Vërlaci. E ndërtuar që në fillim të viteve '30, ndërtesa 2-katëshe është shkrumbuar e tëra si pasojë e një loje fëmijësh.Godina, e cila ndodhet në lagjen "Dyl e Haxhire" ishte braktisur nga pronarët e saj dhe vitet e fundit ishte bërë strehë e lojërave të fëmijëve të zonës. Rreth orës 15:00, flakë të mëdha janë shfaqur në banesën e rrënuar, duke vënë në alarm banorët që kishin shtëpitë afër asaj të Vërlacëve. Ata kanë lajmëruar zjarrfikësit, makinat e të cilëve dhe Policia e Rendit kanë mbërritur me shpejtësi. Në kohë rekord është mundur që të shuhen flakët e zjarrit, në mënyrë që të ndalohej përhapja e tyre në banesat ngjitur. Nga hetimet e para të ekspertëve ka rezultuar se fëmijët ishin shkaktarët e zjarrvënies, të cilët kishin ndezur zjarr brenda saj. Fakti që ndërtesa ishte e amortizuar ka provokuar menjëherë shpërthimin në flakë, duke e shndërruar atë në një gërmadhë të vërtetë.                                                                    a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›