E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet studioja e Fellinit

Ditëve të fundit Cinecitta ishte në qendër të vëmendjes italiane, për shkak të protestave të punonjësve kundër masave të kursimit, gjegjësisht, kundër shndërrimit të qytetit filmik në park për zbavitje.

Zjarri që qytetin romak të filmit shpërtheu në natën mes të mërkurës dhe të enjtes shkatërroi plotësisht studion e famshme 5, në të cilën dikur xhiroi kult-regjisori, Frederico Fellini.

Viteve të fundit në hapësirat e Studio 5, që është studioja më e famshme në Cinecitta, u xhiruan emisione të shumta të televizionit shtetëror italian RAI dhe të Canale 5, që është pjesë e kompanisë Mediaset, të Silvio Berlusconit.

Policia dhe zjarrfikësit vazhdojnë të hetojnë shkaqet e zjarrit. Një prej supozimeve është se zjarri u shkaktua qëllimisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›