Dylan rikthehet me “Shtrëngatë”

Albumin e shumëpritur “Tempest” (Shtrëngata), që është prodhim i Columbia Records/Menart, këngëtari legjendar, Bob Dylan do ta publikojë më 11 shtator 2012. Albumin tij të fundit, “Together Through Your Life” (Bashkë Nëpër Jetën Tënde), Dylan e ka publikuar më 2009.
Dhjetë këngët e albumit do të publikohen në 50-vjetorin e albumit debutues të Dylan, të cilin ai e publikoi në vitin 1962, dhe i cili po ashtu ishte prodhim i shtëpisë muzikore Columbia.
Ndryshe, producent i albumit të ri është vetë Dylan, megjithëse me pseudonimin Jack Frost. Përkundër moshës, shpërblimeve të shumta dhe 35 albumeve muzikore, duket se Bob Dylan vazhdimisht ecë vetëm drejt majave. Atij sivjet iu nda shpërblimi më i lartë qytetar në SHBA – Medalja Presidenciale e Lirisë (Presidental Medal of Freedom). Në vitin 2008 Dylan fitoi edhe Çmimin Pulitzer, për ndikimin e madh në muzikën e popullarizuar dhe në kulturën amerikane.