E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajdareviç krahasohet me Ibrahimoviçin

Astrit Ajdareviç po pëlqehet dita ditës e më shumë në Belgjikë. Mediat e këtij vendi kanë filluar ta thërrasin mesfushorin kosovar si ‘Mini-Ibrahimoviç (Ibrahimoviçi i vogël), pas paraqitjeve të tij të mira në fanellën e Standard Lieges, duke e krahasuar kështu me yllin suedez, i cili së fundmi iu bashkua Paris Saint Germainit.

“Ai nuk i ka kapriçiot e Ibrahimoviçit, por e shfaq të njëjtën siguri”, ka shkruar e përditshmja belge ‘La Derniere Heure’.

Përfaqësuesi kosovar bindi edhe në ndeshjen e dytë miqësore, të cilën Standardi e fitoi ndaj Mallorcas 1:0. Mirëpo, ai i ka minimizuar gjërat. “Shihet që këtu është një nivel superior në krahasim me Suedinë. Ne kemi lojtarë të mirë në çdo pozitë, kështu që më duhet të luftoj fort për një pozitë në formacionin bazë”, ka thënë Ajdareviç për ueb faqen suedeze FotbollDirekt.se.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›