Zbulohet varri i Mona Lisës?

Mbetjet janë gjetur nën një manastir në Firenza, ndërsa arkeologët mendojnë se bëhet fjalë për Lisa Gherardini del Gioconda, e cila i kishte pozuar piktorit për pikturën ‘Mona Lisa”.
Lisa ishte gruaja e tregtarit të njohur me mëndafsh, Francesco del Gioconda, që ishte bërë murgeshë, gjë që sqaron se përse eshtrat e saj u gjetën nën manastirin e Shën Ursula’s.
Plot 470 vite pas vdekjes së saj arkeologët filluan hapjen e themeleve të manastirit që planifikohej të shndërrohej në kazermë ushtarake. Shumë shpejt, në një metër thellësi, gjetën një kafkë femre dhe pjesë të kurrizit. Për shkak të mungesës së mjeteve ata i kishin ndërprerë punimet që sërish i vazhduan këtyre ditëve, kur edhe zbuluan gjithë skeletin.
Analiza e ADN’it do të tregojë nëse skeleti i përket kafkës së zbuluar më parë, sqaroi arkeologu Silvano Vincetti.
"Mona Lisa" konsiderohet piktura më e njohur në botë. Leonardo Da Vinci e pikturoi mes viteve 1503 dhe 1519.