Digjet transformatori, në rrezik punonjësit e uzinës
ELBASAN - Një transformator në afërsi të Uzinës të Petëzimit që administrohet nga firma “Kurum” ka shpërthyer në flakë, duke rrezikuar jetën e punonjësve. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, pas shpërthimit flakët kanë përfshirë të gjithë godinën ku ndodhet administrata dhe repartin e punëtorëve të uzinës. Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit të transformatorit, ndërkohë që dyshimet e para janë për një mbingarkesë. Në vend kanë mbërritur 5 automjete të zjarrfikëses, të cilët kanë shuar flakët. Hetimet të çojnë në pistën e një mbingarkese nga transformatori, i cili mund të ketë shkaktuar edhe shkëndijën.
7 Gusht 2008